Plani i Uran Ismailit për Parkun Qendror të Prishtinës prej 8 hektarësh (Video)

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili për një kohë tashmë ka folur për projektin e krijimit të Parkut Qendror të Prishtinës, ndërsa sot me anë të një videoje më të detajuar ai ka paraqitë detaje të planit të tij për parkun me 8 hektarë, i cili është menduar të jetë në qendër të qytetit.

“Parku Qendror i Prishtinës po tingëllon mirë, po doket mirë po edhe ka me u bo REALITET. Se Prishtina ka me qenë e gjelbër dhe qytet destinacion deri në fund të 2024” ka thënë Ismaili.

Në video jepen detaje më të hollësishme të shtrirjes së parkut 8 hektarësh të cilin e ka prezantuar Ismaili, ndërsa në prezantimin e programit të tij për Prishtinën, ai pati deklaruar se me Parkun Qendror do të marrim “mushkëri” të reja për Prishtinën.

Siç shihet edhe në videon më poshtë, Parku Qendror shtrihet përreth Stadiumit “Fadil Vokrri” dhe Pallatit të Rinisë. Përfundimi i projektit të Parkut Qendror të Prishtinës është menduar të bëhet në fund të 2024.


(Material zgjedhor i sponsorizuar)