Petrol Company sërish troket në dyert e Shtëpisë së Pleqve për Ramazan
Si çdo Ramazan edhe në këtë Ramazan Petrol Company nuk i harron banorët e shtëpisë së Pleqve në Prishtinë.
Rrjeti i restoranteve “Be Happy” i cili është brend i Petrol Company, për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit ka përgatitur sërish iftarë për 72 rezidentët në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë duke përfshirë edhe stafin punonjës të kësaj shtëpie.
Iftari u është përgatitur nga profesionistët e kulinarisë të “Be Happy Restaurant” dhe u është dërguar me menu të plotë.
Drejtoresha e kësaj shtëpie Raze Aliçkaj ka falenderuar Petrol Company për mbështetjen e vazhdueshme që bën për banorët e kësaj shtëpie, duke mos i harruar në asnjë Ramazan.
Ndërsa përfaqësuesit e Petrol Company shprehen që kjo është më e pakta që mund të bëjnë për këta banorë dhe ju uruan Festën e Fitër Bajramit banorëve të kësaj shtëpie si dhe të gjithë besimtarëve të besimit Islam.
Vlen të theksohet që Petrol Company , dy viteve të fundit dhuroi 8 shtëpi për nevojëtarët, mijëra dhurata për festa të Bajramit, ndihmoi jetimoret, Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, Sos Fshatrat, Kopshtet për Fëmijë, Spitalin e Pediatrisë, dërgoi mijëra litra naftë për të gjithë ata që dërguan ndihma në Shqipëri, me rastin e tërmetit, etj.