Performanca e brendit Italian që shitet në Kosovë

Me një histori mbi 140 vjeçare brendi Landini është një markë italiane që projekton dhe ndërton një gamë të gjerë traktorësh efikasë, me performancë të lartë.

Traktorët Landini vlerësohen shumë, sidomos në sektorin e pemëtarisë dhe vreshtarisë, ku zënë vendin e parë në botë, siç është modeli REX.

Për të forcuar më tej pozicionin e saj konkurrues në të gjitha tregjet ndërkombëtare, Landini ndër vite zbatoi procese rinovimi të të gjithë gamës së saj të traktorëve.

I njohur për fuqinë e tij dhe për teknologjinë e avancuar që përdoret, Landini mbetet lider në tregjet ndërkombëtare dhe njëri nga brendet më të preferuar nga bujqit.

Një frymë e fortë inovacioni dhe me shpenzime minimale e efiçiencë të lartë, këto kanë qenë gjithmonë gurët e themelit të historisë së Landinit.