Pas Scenic E-Tech electric, Master i ri fitoi titullin 'Furgoni i vitit 2025'

Renault Master ka marrë çmimin e tij “Furogni i vitit” në ceremoninë ndërkombëtare të furgonit të vitit 2025 (IVOTY) gjatë ceremonisë së IAA Transportation në Hanover më 16 shtator.

Sipas një njoftimi, ai u zgjodh unanimisht nga një panel ekspertësh që përfaqësojnë 25 vende evropiane.

Siç thuhet më tej, juria ishte e impresionuar me dizajnin e ri të plotë dhe nivelet e larta të inovacionit dhe teknologjisë së zhvilluar për gamën e re Master, e cila përmban aerodinamikë të avancuar, përdorshmëri të shtuar dhe efikasitet të shtuar, hapësirë, siguri dhe rehati.
Këtyre thuhet se i është shtuar edhe platforma e re modulare që strehon motorët me naftë, elektrikë dhe hidrogjen, të cilat plotësojnë kriteret për programin e çmimeve.

“Ky është një shpërblim i mrekullueshëm dhe një nderim i vërtetë për të gjitha ekipet që punuan në këtë projekt. Master është një shembull i përsosur i asaj që i ka bërë të mahnitshme automjetet e Renault për më shumë se 120 vjet: ato janë inovative,… dhe të dizajnuara për t’u përshtatur në mënyra praktikisht të pafundme dëshirave individuale të secilit prej klientëve tanë”, ka thënë Heinz-Jürgen Löw, SVP, nga Renault Brand, Light Commercial Vehicles.

Pas Renault Scenic E-Tech electric, i votuar Makina e Vitit shkurtin e kaluar, Renault tani shënon një “dopio” me titujt “Makina e Vitit” dhe “Furgoni i Vitit”.