
Nise vitin në mënyrë speciale me ofertën e Kompanisë "Shpejtimi"!
Nise vitin mbarë me ofertat fantastike të Kompanisë Turistike “Shpejtimi” – duke vizituar Stambollin e Selanikun!
Komoditeti, organizimi dhe eksperiencat e paharrueshme janë kryefjala e këtyre udhëtimeve. Oferta e parë përfshin një paketë 3 net/4 ditë, me çmim prej vetëm 129€ për person – duke përfshirë akomodimin në hotelin ekskluziv ROTANA Hotel & SPA 5 Yje. Në këtë paketë përfshihet mëngjesi, përdorimi i qendrës SPA në hotel, udhëtimi me autobus dhe vizitat sipas agjendës.
Udhëtimet realizohen çdo të martë gjatë muajit janar, konkretisht më 1, 8, 15, 22 dhe 29 janar 2025, nga qytetet kryesore, si: Prishtina, Suhareka, Prizreni, Peja, Gjakova, Gjilani, Ferizaj, Mitrovica dhe Vushtrria. Itinerari është i detajuar për të siguruar që vizitorët të shijojnë çdo moment.
Në ditën e parë pas mbërritjes në hotel dhe një pushimi relaksues, do të niseni për të vizituar Qendrën Tregtare “212 Mega Outlet”, pjesën aziatike të qytetit, xhaminë Çamlica dhe lagjen Üsküdar, ku mund të shihni nga afër Kullën e Vajzës. Dita e dytë përfshin vizita në Eyüp Sultan, ngjitje me teleferik në kodrën Pierre Loti, një ecje në lagjen historike Balat dhe pamje nga jashtë të pallatit Dolmabahçe. Po ashtu, vizita do të vazhdojë në lagjen Ortaköy dhe akuariumin Aqua Florya – një ndër më të mëdhenjtë në Evropë.
Në ditën e tretë do të vizitoni Kapalıçarşı (Grand Pazar), xhamitë “Hagia Sofia” dhe “Sulltan Ahmet” dhe do të përjetoni lundrimin në ngushticën e Bosforit. Vizita mund të përfundojë me një darkë të këndshme në Urën e Galatës ose një shëtitje në Venezia Outlet. Në ditën e fundit, do të niseni drejt Selanikut, ku do të vizitoni qendrën e qytetit dhe më pas do të ktheheni në Prishtinë.
Oferta e dytë ka një çmim prej vetëm 99€ për person dhe përfshin një qëndrim 2 net/3 ditë në të njëjtin hotel ekskluziv. Në këtë paketë, udhëtarët do të vizitojnë Stambollin dhe destinacionet e tij më të famshme si qendra tregtare “212 Outlet”, lagjja Ortaköy, Grand Pazar dhe sheshi “Sulltan Ahmet”. Gjithashtu, mund të shtoni eksperienca opsionale, si: lundrimi me anije në Bosfor, vizita në pjesën aziatike dhe darka në Urën e Galatës. Në ditën e tretë, do të vizitoni Selanikun dhe më pas do të udhëtoni drejt Prishtinës.
Kostoja e ofertave nuk përfshin disa aktivitete shtesë, si: lundrimi në Bosfor (15€ për person), ngjitja me teleferik në Pierre Loti (5€ për person), kalimi në pjesën aziatike (10€ për person), hyrja në akuariumin “Aqua Florya” (20€ për person) dhe darka në Urën e Galatës (20€ për person).
Komoditeti i udhëtimeve dhe destinacionet e përzgjedhura me kujdes e bëjnë këtë ofertë të papërsëritshme, për të nisur vitin e ri me aventura e kujtime të bukura! Rezervo tani dhe bëhu pjesë e kësaj eksperience unike!
Për më shumë informacione dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit, në: http://www.shpejtimi.net/ ose kontaktoni numrat e telefonit: +383 44 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 49 184-195 (Viber, WhatsApp), +383 48 184-195 (Viber, WhatsApp) dhe +383 45 184-195 (Viber, WhatsApp).
Pagesat mund të bëhen në agjensionet e Kompanisë “Shpejtimi” në Prishtinë, bulevardi “Bill Clinton” – Dardani (038 610 081); në Suharekë, Stacioni i autobusëve (029 271 642) dhe në Prizren, në hyrje të Stacionit të autobusëve (029 225 055).