Ndahen shpërblimet e fundvitit në Shell Kosova - FOTO

Artikull i sponsorizuar nga ‘Shell Kosova’

Kompania Shell Kosova ka dorëzuar zyrtarisht shpërblimet te fituesit e lojës së madhe shpërblyese të organizuar nga kjo kompani. Loja shpërblyese që ishte organizuar për nder të 3 vjetorit të prezencës së gjigantit botëror të derivateve në Kosovë, është përmbyllur siç ishte paralajmëruar në fundvit dhe tashmë fatlumët i kanë pranuar dhuratat e tyre.

Janë ndarë:

2 vouchers në vlerë 100 euro për fituesit Arian Gashi dhe Hysni Tahiri

2 Playstation 5 për Liman Muratin dhe Aziz Lokun

2 IPhone 13 shkuan te fituesit Fesal Abdylmexhidi dhe Arbër Avdimetaj

2 skuterë për Bekim Ismailin dhe Faton Prapashticën

dhe 2 televizorë Samsung 50 inch për Artan Gashin dhe Hatim Kamberin

Ndërkaq, është ndarë edhe premia kryesore, vetura e re BMW-3. Në ceremoninë e transmetuar live në Klan Kosova, fituesi i BMW-3 është shpallur Arsim Alushi.

Pas festimit të trevjetorit, ku Shell kishte dhuruar BMW-1, tani kompania ka vendosur që ta çojë edhe më tutje vlerësimin për klientët. Arsim Alushi e pranon shpërblimin e madh BMW-3 duke e nisur Vitin e Ri si pronar i kësaj veture fantastike.

Kështu, Shell Kosova ka treguar që i çmon klientët duke e kthyer në shpërblime besimin e tyre për derivatet më cilësore në vend, ato të Shell Kosova.

Loja shpërblyese u transmetua live ne Klan Kosova dhe tërheqja e fituesve u bë në mënyrë krejtësisht transparente.