Mënyrat e sjelljes në punëtorinë mekanike

Në punëtorinë mekanike masat e mbrojtjes në punë janë paraparë për shkak të rreziqeve mekanike që vijnë gjatë punës së veglave, mjeteve të punës dhe pajisjeve.

Me dispozitat e mbrojtjes në punë, në punëtorinë mekanike janë përfshirë grupet e punëve mekanike, të farkuesve, saldueve dhe të vegëltores.

Të gjitha objektet që përpunohen në shpuese, duhet të jenë të siguruara nga mundësia e lëvizjes jo vetëm me dorë, por me pykën siguruese dhe përforcuesin.

Punëtoria në të cilin bëhet saldimi, duhet të jetë e gjërë, e ndriquar dhe e ajrosur. Në qoftë se ventilimi natyror nuk është i mjaftueshën, duhet përdorur ventilimin artificial dhe në qoftë se saldimi bëhet në hapsirë të ngushtë, sic janë kazanat, rezervoaret etj., me ç`rast duhet dhënë përparësi saldimit elektrik, krahas kushteve tjera të sigurimit për energjinë elektrike gjatë saldimit, këto hapsira duhet të jenë të ajrosura, duke shtuar ajrin e pastër dhe thith atë të pa pastër.

Mirëmbajtja, riparimi dhe puna me makinerinë, mund të bëhet vetëm nga personi përgjegjës, pa prezencën e të cilit nuk mund të bëhet asnjë manipulim.

Është i ndaluar çdo zëvendësim në makinën e punës. Riparimi, cfardo qoftë, mund të bëhet vetëm kur makineria është jashtë funksionit. Gjatë përdorimit të makinës, i punësuari duhet t`u përmbahet rreptësisht udhëzimeve origjinale të dhëna nga prodhuesi i makinës.