Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit

Nëse keni nevojë të blini diçka, por nuk keni fonde të mjaftueshme dhe dëshironi të merrni një kredi përmes një procedure të lehtë e të shpejtë, atëherë institucioni i vetëm për ta bërë këtë është IBAS.

Institucioni financiar IBAS ka lansuar produktin më të ri të tij, atë të kredive për pagesa. Procedura e aplikimit bëhet online përmes aplikacionit, i cili mund të shkarkohet në App Store dhe në Play Store. E shpejtë nuk është vetëm mënyra e aplikimit, i tillë është edhe shqyrtimi i kërkesës për kredi, procedurë kjo që kryhet brenda 5 minutave, pas kompletimit të dokumentacionit.

Ky produkt, si të gjitha produktet e IBAS, është ideuar i tillë për t’i plotësuar nevojat dhe kërkesat e qytetarëve.

Pas hapjes së llogarisë dhe verifikimit të saj, ju mund të aplikoni për cilëndo nga llojet e kredive që ofron IBAS:

– Kredi çasti, deri në 200 Euro;

– Kredi për regjistrim të automjetit, deri në 700 euro;

– Kredi për kompjuter, deri në 1,000 Euro;

– Kredi për pushime, deri në 5,000 Euro;

– Kredi për automjet deri në 7,000 Euro;

– Kredi për pagesë deri në 10,000 Euro.

IBAS është institucion financiar i licensuar nga Banka Qendrore e Kosovës për emetimin e parasë elektronike, shërbimin e pagesave, transferit të parasë dhe kredive për pagesa. I pari dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë.