Kompania Shpejtimi sjell dy oferta magjepsëse për Dubrovnik

Kompania Turistike Shpejtimi, një nga operatorët më të njohur turistik në Kosovë, sjell dy oferta të pakrahasueshme për të gjithë ata që duan të zbulojnë bukuritë e Dubrovnikut në një udhëtim të shkurtër, relaksues dhe tërheqës. Këto paketa janë ideale për të gjitha grupmoshat dhe premtojnë një fundjavë të mbushur me eksperienca unike në zemër të rivierës kroate.

E para prej këtyre paketave përfshin një fundjavë në Dubrovnik me një qëndrim prej një nate dhe dy ditësh për vetëm 90€ për person. Brenda çmimit janë përfshirë transporti me autobus komod të kompanisë Shpejtimi, akomodimi në Hotel “Grand Park” 5 yje, i cili përfshin mëngjesin dhe darkën, si dhe vizitat sipas agjendës.

Udhëtimi nis çdo të shtunë, ndërsa kthimi realizohet të dielën, duke i lejuar turistëve të shijojnë fundjavën në një nga qytetet më të bukura të Adriatikut. Nisja bëhet në mëngjes nga qytete të ndryshme të Kosovës, përfshirë Prishtinën, Ferizajn dhe Prizrenin, dhe rruga vazhdon për në Dubrovnik ku pas arritjes bëhet akomodimi në hotel. Të njëjtën mbrëmje, turistët do të kenë mundësi të eksplorojnë qytetin historik të Dubrovnikut, të njohur për rrugët mesjetare të shtruara me kalldrëm dhe atmosferën e veçantë të qytetit të vjetër. Dita e dytë fillon me mëngjesin në hotel, pas të cilit udhëtarët do të vazhdojnë vizitën në Dubrovnik, duke përfshirë një ndalesë të shkurtër në qytetin e Cavtatit gjatë kthimit, për një përjetim më të plotë të rivierës. Udhëtimi përfundon me kthimin në Kosovë rreth orës 15:00.

Detajet tjera të ofertës i gjeni brenda linkut

Paketa e dytë zgjeron përvojën në rivierën kroate, duke përfshirë një qëndrim prej dy netësh dhe tre ditësh në Dubrovnik, Split dhe Cavtat për vetëm 130€ për person. Përfshirë në çmim janë transporti me autobus i kompanisë Shpejtimi, akomodimi në Hotel “Grand Park” për dy netë, ku ofrohen dy mëngjese dhe dy darka, si dhe vizitat sipas agjendës.

Udhëtimi nis çdo të premte dhe kthimi realizohet të dielën, duke krijuar një mundësi ideale për ata që dëshirojnë një fundjavë të zgjeruar. Pas nisjes së herët nga Kosova dhe një pushimi të shkurtër në Morinë, turistët arrijnë në Dubrovnik dhe akomodohen në hotel. Pas darkës, turistët do të kenë kohë të lirë për të eksploruar qytetin e Dubrovnikut në mbrëmje. Dita e dytë vazhdon me një mëngjes të rehatshëm në hotel, përpara nisjes për në qytetin bregdetar të Splitit, ku udhëtarët do të kalojnë tre deri në katër orë duke vizituar portin dhe pjesën e vjetër të qytetit. Kthimi bëhet përsëri në Dubrovnik, ku do të shijohet edhe një darkë tjetër në hotel. Dita e tretë, pasi fillon me mëngjesin dhe çregjistrimin nga hoteli, përfshin një vizitë në qytetin e bukur të Cavtatit. Gjatë kthimit për në Kosovë, do të bëhet edhe një ndalesë panoramike pranë ishullit të Shën Stefanit, për të shijuar peizazhin e veçantë të bregdetit. Udhëtimi përmbyllet me kthimin në Kosovë rreth orës 23:00.

Detajet tjera të ofertës i gjeni brenda linkut

Për më shumë informacione dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit në www.shpejtimi.net ose kontaktoni numrat e telefonit: +383 44 184-195 (Viber, Whatsapp), +383 49 184-195 (Viber, Whatsapp), +383 48 184-195 (Viber, Whatsapp) dhe +383 45 184-195 (Viber, Whatsapp).

Pagesat mund të bëhen në agjensionet e Kompanisë Shpejtimi në Prishtinë, bulevardi Bill Clinton Dardani (038 610 081), në Suharekë, stacioni i autobusëve (029 271 642) dhe në Prizren, hyrje stacionit të autobusëve (029 225 055).