Kompania më e madhe shqiptare Prishtinaticket hap linjën e re Prishtinë-Lubjanë

Kompania Prishtinaticket tashmë lidere në tregun e organizimit të fluturimeve për Gjermani, Zvicër dhe Suedi ka hapur linjën e re të fluturimit edhe për Lubjanë të Sllovenisë.

Fluturimi i parë Prishtinë-Lubjanë do të realizohet me datë 31 mars 2023, ndërsa në këtë linjë do të organizohen rregullisht 2 herë në javë fluturime çdo të hënë dhe të premte.

Të gjithë bashkatdhetarët dhe të interesuarit e tjerë do të mund të rezervojnë biletë për udhëtimet e tyre nëpërmjet uebfaqes www.prishtinaticket.net si dhe nëpërmjet thirrjes telefonike në qendrën e thirrjeve të Prishtinticket në numrat në vijim:

🇩🇪 +49 7621 9165 313

🇨🇭 +41 61 510 06 86

🇽🇰 +383 49 200 286

🇸🇪 +46 470 580 944

Prishtinaticket dhe GP Aviation vazhdojnë të operojnë në shumë destinacione të tjera në Gjermani në qytetet: Münster, Munich, Stuttgart, Düsseldorf, Osnabrück, Nürnberg dhe Berlin, në Suedi në Växjö Smaland si dhe në Zvicër në qytetin e Basel.

Gjatë vitit 2022, Prishtinaticket dhe GP Aviation u kanë shërbyer me profesionalizëm gjithsej 365,357 pasagjerëve në destinacionet e lartpërmendura.

Prishtinaticket është kompania më e madhe shqiptare me 12.22% të tregut krahasuar në total me numrin e përgjithshëm të udhëtarëve që kanë udhëtuar nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës Adem Jashari gjatë vitit 2022.

Kontaktet në Facebook dhe Instagram.