Kompania Drena ndan 10 bursa për fëmijët bonjak

 

Kompania Drena e produkteve qumështore nëpërmjet një postimi në Facebook, , ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje me Organizatën “Kujdesi për Jetimët e Kosovës” për ndarjen e 10 bursave për fëmijët jetim në gjithë Kosovën.

Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i Kompanisë Drena, Astrit Bunjaku dhe përfaqësuesi i organizatës “Kujdesi për Jetimët e Kosovës”, Flamur Hoxha.