
Kjo është mënyra më e lehtë dhe më pak e kushtueshme për t’i paguar detyrimet financiare
Shërbimet që i marrim nga institucionet komunale dhe shtetërore dhe organizatat tjera natyrisht që duhen paguar, por në një botë dinamike na duhet të gjejmë mënyrën më të lehtë, më të shpejtë e më të lirë për realizimin e pagesave.
Falë zhvillimit teknologjik, nuk është e domosdoshme të shfrytëzohet pauza e drekës për të paguar faturat apo të pritet gjatë për realizimin e një pagese me shpresë që radha e gjatë të largohet para orës 17:00.
Me inovacionin IBAS ju mund të paguani kudo dhe kurdo:
– Ujin
– Gjobat
– Shërbimet e Universitetit të Prishtinës
– Ndërmarrjen Publike Banesore
– Tatimin në pronë
– Tatimet dhe kontributet
– Mbeturinat
– Kujtesën
Përse duhet të përzgjidhni IBAS për pagesat tuaja?
IBAS është dizajnuar për t’ju lehtësuar jetën të gjithë klientëve të saj, duke iu mundësuar që shërbimet financiare si: pagesat, transferet dhe kreditë t’i realizojnë në çdo kohë e nga çdo vend. Përveç që është i lehtë për përdorim, me bonuset që ofron IBAS këto fatura ju kushtojnë më pak.
Për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës, IBAS përmes bonusit, ka mundësuar që shërbimet që merren nga ky institucion të paguhen pa asnjë tarifë shtesë. Disa nga shërbimet tjera janë gjithashtu pa tarifë: uji, Kujtesa, Ndërmarrja Publike Banesore, etj.
Krahas të gjitha këtyre përfitimeve nuk keni asnjë shpenzim, sepse hapja dhe mirëmbajtja e llogarisë në IBAS janë pa pagesë.
Si realizohen pagesat me IBAS?
Për realizimin e pagesave, së pari duhet ta shkarkoni aplikacionin e IBAS në telefonin tuaj.
Nëse jeni përdorues i iOS (Iphone) aplikacionin mund ta merrni përmes këtij linku:
https://apps.apple.com/us/app/ibas/id1512391343.
Ndërsa, nëse jeni përdorues i Android (Samsung, Huawei, Xiaomi etj.) aplikacionin mund ta merrni përmes këtij linku: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.ibas.app.
Pasi ta shkarkoni aplikacionin, duhet të hapni dhe verifikoni llogarinë, duhet të klikoni butonin “faturat” pastaj të përzgjidhni llojin e faturës që dëshironi ta paguani, të skanoni barkodin, të shkruani shumën dhe ta bëni pagesën. Po pra, kjo është forma më inovative e pagesës.