Këshilla profesionale si duhet të sillemi kur punojmë me rrymë elektrike

Trupi i njeriut është një përçues i mirë që lejon të përshkohet lehtësisht nga rryma elektrike.

Kur trupi i njeriut bie në kontakt me çfarëdo elementi nën tension, ai përshkohet nga rryma elektrike e cila shkarkohet në tokë duke kaluar nëpërmjet këmbëve. Kur ka lagështi rezistenca që paraqitet nga trupi i njeriut bëhet më e ulët dhe në këtë mënyrë rrit rrezikun e goditjes elektrike.

Në mënyrë që të ulet niveli i rrezikut nga energjia elektrike, HSK rekomandon:

– Pajisjet që punojnë me energji elektrike nuk duhet të preken me duar të lagura, sepse kështu lehtësohet kalimi i rrymës elektrike nëpërmjet e trupit;

– Të mbathni këpucë mundësisht me shtroje izoluese (gome);

– Të mos punoni me logjikën “e bëj vetë” për pjesët elektrike nën tension. Për të njëjtat nevojitet kontrollimi periodik nga personi përgjegjës për energji elektrike;

– Të kontrollohen kabllot nëse janë të zhveshura para se të kyçen në prizë;

– Të testohen herë pas here Rezistenca e tokëzimit dhe reagimi i FID – Mbrojtjes Reziduale;

– Të vendosen shenja paralajmruese në vendet ku punohet me energji elektrike.