PUNA NË LARTËSI

Të punësuarit që kryejnë punë në lartësi në masë të madhe i ekspozohen rrezikut nga rënia.

Për të parandaluar rënien nga lartë, përdoren mjetet mbrojtëse kolektive dhe personale.
Mjetet mbrojtëse kolektive që përdoren kur punohet në lartësi janë “vepra të përkohshme” që përfshijnë struktura të tilla si skela ose parmakë.

Mjetet mbrojëse personale që përdoren kur punohet në lartësi janë rripi i sigurisë dhe pika e përshtatshme e vendosjes së rripit. Gjatësia optimale e rripit të sigurisë është 2.5 m, dhe kjo duke iu përshtatur gjatësisë mesatare të trupit të njeriut.

Kur punohet në lartësi është e detyrueshme që të siguroheni që fundet e poshtme të shtyllave mbajtëse të jenë të shtrënguara me pajisje kundër rrëshqitjes.

Skelet me rrota, gjatë përdorimit të tyre duhet të fiksohen me pykën e duhur. Duhet shmangur lëvizja e skelave kur ato janë të mbingarkuara dhe kur punëtorët janë mbi to.

HSK – Siguria dhe Shëndeti në punë, ka hartuar program të veçantë trajnimi për të gjithë të punësuarit që punojnë në lartësi. Trajnimi për Siguri në punë i paraprinë punës!