IBAS njofton për rritje prej mbi 138 për qind të të hyrave

Institucioni financiar për procesim të pagesave – IBAS ka njoftuar se pas tre vjetësh pune kanë rritje prej 138.73% të të ardhurave.

Sipas tyre, rritja konfirmon modelin inovativ të biznesit dhe partimet e menaxhimit.

Rritja e të ardhurave mesatare, sipas tyre shton entuziazmin për të ardhmen.

“Teksa hyjmë në vitin 2025, jemi më të vendosur se kurrë për të arritur maja të reja dhe për të vazhduar ofrimin e vlerës së jashtëzakonshme për klientët dhe partnerët tanë” – thuhet tutje në njoftimin e IBAS.

Kjo kompani ka falënderuar ekipin dhe të gjithë ata që kanë qenë pjesë e rrugëtimit.

IBAS është i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) për emetimin e parasë, dhënien e kredive dhe transfere parashë.