
IBAS, lider i rritjes dhe inovacionit në sektorin financiar të Kosovës
Me një rritje mesatare prej 138.74% gjatë tre vjetëve të fundit, IBAS po shndërrohet në një histori suksesi jo vetëm në Kosovë, por edhe përtej kufijve të saj. Krahasuar me institucionet financiare globale si Revolut (86.6%), Monzo (132.1%), Starling (78.25%), N26 (36.5%) dhe Klarna (29.75%), IBAS ka arritur një ritëm rritjeje që tejkalon dukshëm institucionet e ngjashme të Zonës Ekonomike Evropiane – pavarësisht sfidave të tregut lokal.
Nëse rritja do të krahasohej për periudhën 2022-2023, mesatarja e IBAS do të ishte edhe më e lartë, përkatësisht 184.26% – duke dëshmuar fuqinë dhe përkushtimin e saj për zhvillim.
Inovacion dhe kujdes për klientët
IBAS është e përkushtuar të ofrojë produkte dhe shërbime që adresojnë nevojat e përditshme të klientëve të saj. Ndër shërbimet kryesore përfshihen:
Kuletë elektronike: Mundësi për të poseduar IBAN të Kosovës dhe IBAN të Anglisë, që mundëson integrimin me SEPA (Zonën e Vetme të Pagesave në Zonën Ekonomike Evropiane), pa pagesë mirëmbajtjeje.
Kredi për pagesa: Financim i shpejtë vetëm me nënshkrim elektronik dhe me afat kthimi deri në 12 muaj.
Bli Tani dhe Paguaj më Vonë (BNPL): Të gjithë klientët e IBAS me histori të mirë kreditore përfitojnë automatikisht 500, 750 ose 1,000 euro, pa interes deri në tre (3) muaj.
Kujdes për mirëqenie financiare dhe shëndetësore: Përmes llogarisë INTEGRA | Kujdesi familjar, mbajtësit të IBAS u ofrohen tre transfere falas nga Evropa çdo muaj, pavarësisht shumës së transferit, si dhe sigurim shëndetësor spitalor deri në 25,000 euro.
Dërgesa të parave në derë të shtëpisë: Një mundësi unike në tregun e Kosovës që klientët të pranojnë paratë në shtëpi, pa nevojën për të bredhur rrugëve apo përdorur kioska të vjetruara. Nga mbi 5,000 banka të Zonës Ekonomike Evropiane e deri në derë të shtëpisë, kudo në Kosovë ēshtë konteksti tjetër përmes së cilit IBAS ju kursen kohën dhe paratë.
Këshillime për investime: Studim, analizë dhe përpilim i planit të investimeve për klientët që dëshirojnë dhe kanë mundësi të investojnë në instrumente financiare, si aksione apo obligacione në tregje financiare të rregulluara dhe të mbikëqyrura.
Përkushtim për përmirësim të vazhdueshëm
Rritja e jashtëzakonshme nuk është fundi i qëllimit tonë. Çdo ditë, ekipi i IBAS punon për të përmirësuar proceset dhe për të ofruar shërbime të reja që përmbushin kërkesat e klientëve tanë.
Drejt një të ardhmeje më të ndritur
IBAS mbetet sinonim i inovacionit dhe përkushtimit ndaj klientëve. Dinamika e saj e rritjes dhe qasja e orientuar drejt zgjidhjeve e vendosin IBAS si lider të transformimit financiar në Kosovë dhe një partner të besueshëm për të gjithë klientët.
Na u bashko përmes kësaj vegëze https://ibas.world/join-ibas/ dhe bëhu pjesë e krijimit të historisë së suksesit dhe inovacionit financiar në Kosovë.