GO+ nuk ndalet me lojëra shpërblyese!

Më 15 Gusht u zgjodh fituesi i lojës shpërblyese “Fito dhe Fluturo” nga GO+, drejtpërdrejtë në Klan Kosova.

Taulant Dema nga qyteti i Rahovecit ishte personi me fat i cili fitoi preminë e madhe, veturën elektrike Tesla Model X.

Pasi u zgjodh fituesi fatlum dhe u dhuruan disa shpërblime tjera surprize përmes shortit, energjia e egër nisi përsëri kur u prezantua gara e re e nxehtë “U Kall Loja”, për super-veturën e radhës – Porsche Taycan!

Rregullat mbeten të njëjta; në kapakun e kanaçes GO+ gjendet kodi i cili duhet regjistruar në faqen www.lojagoplus.com dhe automatikisht hyn në short për Porsche Taycan dhe shumë shpërblime tjera elektrike si Iphone 12, Sony Playstation 5, GO Pro Hero 9, Apple watch 6, Drone etj.