Gjermania njeh shkollimin profesional të Kosovës

Nga muaji mars 2020, ka hyrë në fuqi ligji i ri i shtetit Gjerman për mundësitë e reja të marrjes së vizave. Ky ligj i ka dhënë përparësi personave që kanë shkollim profesional apo shkollim universitar. Pas një procedure të njohjes së diplomave nga shteti Gjerman, mund të pajiseni me “vizë për të kërkuar punë” (Job-Seeker-Visum) e cila ka afat 6 mujor. Për dallim me rregullat e kaluara, ligji i ri i ka dhënë mundësinë rinisë së kualifikuar që edhe pa kontratë pune të mund të shkojnë në Gjermani për qëndrim 6 mujor, derisa të gjejnë punën që kërkojnë. Kushdo që gjen një vend të punës brenda këtij 6 mujori, nuk ka nevojë të dalë nga Gjermania për të marrë vizë pune, por mund të aplikojë në zyrën e të huajve në vendin ku jeton.

Duke e përcjell ndër vite kërkesën gjithnjë në rritje të tregut gjermano folës për persona të kualifikuar, e veçmas në fushën e ICT-së, ku sipas BitKom, vetëm Gjermania në vitin 2020 ka mungesë të mbi 39.000 eksperteve, ndërsa Austria kërkon mbi 10.000 ekspert, ngjashëm edhe Zvicra dhe nevojën e madhe që njohuritë e marra të dëshmohen me shkathtësi dhe diplomë, ne ju këshillojmë të studioni në shkollën më të re profesionale në fushën e ICT-së, PBC Academy. Shkollimi për Zhvillues Softueri në PBC Academy, përveç që ju jep njohuritë teorike, pjesën më të madhe e ka të bazuar në praktikë, që zhvillohet në laboratorët e pajisur me teknologjinë më të fundit. Gjithashtu pas përfundimit të kësaj shkolle, ju pajiseni me diplomë profesionale të akredituar nga AKK (Autoriteti i Kombëtar i Kualifikimeve) dhe licencuar nga Ministria e Arsimit në Kosovë. Kjo diplomë do të u jep mundësinë që shkollimi juaj të njihet edhe në Gjermani.

Artikull i sponsoruar