'Ftesë për Kuotim - Angazhimi i Ekspertit' nga AKP-ja
AKP është duke kërkuar që të angazhoj ekspert/e i/e (Ofrues të shërbimeve profesionale) cili do të bëjë një analizë të gjendjes aktuale të sistemeve dhe ERP-ve që ka në dispozicion AKP-ja dhe të dizajnoj Specifikat teknike profesionale të cilat do të mundësojnë që AKP-ja të zgjedhë një kompani e cila do të dizajnoj dhe implementojë një sistem të evidencës elektronike si ERP për sistemin e Aseteve të cilin e ka AKP-ja dhe sistemet tjera potenciale që duhet të lidhet me të, siç janë sistemi i ankesave të kreditorëve, sistemi i evidencës së zyrës ligjore dhe sisteme tjera të cilat kanë të bëjnë me këtë proces.
NJOFTIMI I PLOTË:
FTESË PËR KUOTIM
REFERENCA E PROKURIMIT 01/2024
EMRI I OFERTUESIT _______________________
ADRESA: |
|
Natyra dhe fushështrirja e saktë e nevojës specifike të cilën do të plotësojë prokurimi, është e cekur më poshtë. |
Angazhimi i Ekspertit për analizimin e kërkesave për planifikimin e Burimeve të Ndërmarrjes/Organizatës (ERP – Enterprise Resource Planing) dhe sistemeve apo moduleve tjera që ndërlidhen me të
1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës: Agjencia Kosovare Privatizimit (AKP) është në proces të transformimit të pronës të cilën e ka nën menaxhim dhe administrim dhe si rrjedhojë ka nevojë për një evidencë të mirëfilltë e cila për nga karakteristikat duhet të jetë e nivelit të lart të sigurisë dhe e thjeshtë për t`u përdorur. AKP është duke kërkuar që të angazhoj ekspert/e i/e (Ofrues të shërbimeve profesionale) cili do të bëjë një analizë të gjendjes aktuale të sistemeve dhe ERP-ve që ka në dispozicion AKP-ja dhe të dizajnoj Specifikat teknike profesionale të cilat do të mundësojnë që AKP-ja të zgjedhë një kompani e cila do të dizajnoj dhe implementojë një sistem të evidencës elektronike si ERP për sistemin e Aseteve të cilin e ka AKP-ja dhe sistemet tjera potenciale që duhet të lidhet me të, siç janë sistemi i ankesave të kreditorëve, sistemi i evidencës së zyrës ligjore dhe sisteme tjera të cilat kanë të bëjnë me këtë proces.
Buxheti i planifikuar: 5,000.00 Euro.
Periudha kohore e angazhimit: 30 ditë nga koha e nënshkrimit të kontratës.
Institucioni: Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP)
Vendi i punës: Zyra Qendrore e AKP-së – Prishtinë
Qëllimi Qëllimi është të vendoset një sistem i Planifikimit të Burimeve të Organizatës/Ndërmarrjes (ERP) që do të ndihmojë në automatizimin e shumicës së proceseve të AKP-së, në përputhje me legjislacionin dhe politikat e brendshme të AKP-së si dhe promovimin e qeverisjes së mirë. Sistemi ERP duhet të jetë i shkallëzuar për të lejuar module shtesë dhe duhet të ndërlidhen me sistemet e tjera të informacionit për aktivitetet e AKP-së.
2. Kërkesat e përgjithshme për pranim: 1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 2. Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët; 3. Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse; dhe 4. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.
3. Kualifikimet kryesore të cilat duhet ti plotësoj eksperti i angazhuar janë si më poshtë: 1. Përgatitja universitare nga Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Master në Shkencat e Informatikës ose industri të ngjashme. 2. Preferohet të jetë i certifikuar për dizajnim dhe konfigurim të sistemeve financiare ERP (Oracle e-bussines suite, SAP apo F&O(AX)-BC (Navision). 3. Preferohet të jetë i certifikuar në administrim apo support të database (Oracle database apo MS SQL).
4. Përvoja e punës: 1. Përvojë të dëshmuar dhe njohuri të thella teknike në konsulencë për ERP, analist biznesi dhe IT ekspert.
5. Kualifikimet kryesore të cilat duhet ti plotësoj eksperti i angazhuar janë si më poshtë: 1. Përgatitja universitare nga Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Master në Shkencat e Informatikës ose industri të ngjashme. 2. Preferohet të jetë i certifikuar për dizajnim dhe konfigurim të sistemeve financiare ERP (Oracle e-bussines suite, SAP apo F&O(AX)-BC (Navision). 3. Preferohet të jetë i certifikuar në administrim apo support të database (Oracle database apo MS SQL).
6. Përvoja e punës: 1. Përvojë të dëshmuar dhe njohuri të thella teknike në konsulencë për ERP, analist biznesi dhe IT ekspert.
Fushat e përvojës minimum 7 vite në këto fusha: · Në krijim të specifikimeve për zhvillim të proceseve të biznesit/aktiviteteve të organizatës. · Në sisteme për menaxhimin e aseteve. · Në analizimin e proceseve të biznesit (business processes). · Në përgatitjen e kërkesave për sisteme financiare. · Në analizimin e bazës së të dhënave. · Në analizimin dhe krijimin e bazës së re dhe ofrimin e shërbimeve profesionale të IT në projektet e zhvillimit të softuerëve sipas kërkesave të klientëve. · Në dizajnimin e funksioneve të softuerëve. · Përvojë dhe njohuri të thelluara në të paktën 3 ERP të ndryshme ndërkombëtare si: Oracle EBS, Oracle JDE, Microsoft F&O, Microsoft BC.
Preferohet përvoja e punës edhe në këto fusha: · Në modulet e ERP si: moduli i blerjeve, moduli i aseteve, inventarit, burimeve njerëzore, cash management etj. · Përvojë dhe njohuri të thelluara në të paktën dy produkte ndërkombëtare raportimi si Oracle Business Intelligence dhe Microsoft Power B. · Përvojë dhe njohuri të thelluara në produkte CRM si Microsoft ose Salesforce.
7. Detyrat Kryesore të Ekspertit: Eksperti do të ndërmerr qasje të gjerë në përmbushjen e termave të referencës (ToR) për të cilat do të kryhen detyrat dhe përgjegjësitë e mëposhtme: 1. Analizimi i i gjendjes ekzistuese të sistemeve dhe proceseve të biznesit të NN…-së, 2. Raportim në të shkruar për gjendjen ekzistuese të sistemeve aktuale (databazave). 3. Analizimi i infrastrukturës (Serverëve, rrjetit). 4. Analizon sigurinë e të dhënave dhe nevojën për investim në siguri të të dhënave për ERP-në. 5. Analizimi i krijimit të specifikimeve për implementimin e ERP-së sipas kërkesave të AKP-së, në mënyrë specifike migrimi dhe integriteti i të dhënave aktuale. Propozimin e moduleve, platforme që mundëson migrimin e të dhënave nga sistemi ynë, pa ndërprerje të funksionimit të kompanisë/AKP-së. 6. Analizimi dhe rekomandimet për modulet e ERP. Propozimin e moduleve adekuate – për Financat, Menaxhimin e Aseteve dhe Burimet njerëzore janë modulet minimale të kërkuara. § General Ledger (GL), § Payables (AP), § Fixed Assets (FA), § Receivables (AR). 7. Analizimi dhe rekomandimet e implementimit të modulit të raportimeve BI. 8. Përzgjedhja e një Platforme dhe sistemi që të jetë në gjendje t’i shërbejë aksesit të përditshëm të përdoruesve dhe operacioneve nga të paktën 200 përdorues në sistemin ERP brenda vendit me nivele të autorizuara aksesi. 9. Rekomandimet lidhur me mirëmbajtjen e ERP-së pas implementimit. 10. Rekomandimet lidhur me dokumentimin e procesit të dizajnimit dhe implementimit dhe trajnimin e stafit që do ta përdor ERP-në. 11. Rekomandimet lidhur me standardet e cilësisë që duhet ti plotësoj ERP.
8. Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim: · Aplikacioni i punësimit (konsiderohet si CV dhe vlerësohet nga Komisioni); · Diploma Universitare dhe Master; · Dëshmi për përvojën e punës; · Kopjen e letërnjoftimit/Pasaportës; · Certifikatë nga Gjykata që nuk është i dënuar apo në procedurë penale; si dhe · Çdo dokument që provon plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e konkurrimit dhe të deklaruara në aplikacion.
9. Mënyra e Aplikimit: · Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kompletuar më së largu me datë 12.11.2024 në ora 16:00 në e-mailin [email protected] apo në Agjencinë Kosovare të Privatizimit – Zyra Rajonale të Prishtinës me adresë në Rr. “Dritan Hoxha”, 55, Lakrishtë, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës. 10. Data e shpalljes së rezultateve të vlerësimit përfundimtar: · Lista e kandidatëve sipas vlerësimit përfundimtar, do të shpallet më së largu deri më datën 20.11.2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,33).
11. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët: · Përmes kontakt telefonit, SMS dhe portalit për rekrutim elektronik (https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,33)
Formularin e Ftesës për Kuotim mund ta shkarkoni në linkun: https://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,33
|
Afatet dhe Kushtet e Furnizimit të Mallrave dhe Shërbimeve
1. | Malli apo Shërbimi i Kërkuar:
|
Kuota kundrejt Ftesës apo/dhe specifiko/rekomando si të përshtatshme llojin e mallit apo shërbimeve për t’u prokuruar. |
2. | Çmimi Fiks:
|
Çmimet e kuotuara nga Furnizuesi duhet të jenë fikse dhe të mos i nënshtrohen ndryshimeve gjatë përmbushjes së kontratës dhe të përfshihet TVSH në çmim. |
3. | Prejardhja:
|
Furnizuesi duhet të sigurojë vërtetimin për prejardhjen e mallit. (Nuk aplikohet) |
4. | Kushtet e dërgesës:
|
Furnizuesi duhet të kuotoj kushtet e dërgesës. (Nuk aplikohet)
|
5. | Kushtet e pagesës: | Furnizuesi duhet të cekë kushtet e pagesës. Kushtet e njëjta duhet të ceken edhe në faturën e Furnizuesit. Furnizuesi duhet të cekë qartë nëse çmimi përfshin apo jo TVSh-në. |
6. | Garancioni:
|
Furnizuesi duhet të cekë hollësitë e kushteve dhe afateve të garancionit. (Nuk aplikohet) |
7. | Specifikacionet Teknike në rast të kërkesës së mallit: | Furnizuesi vërteton pajtueshmërinë me specifikat e lartpërmendura. Në rast të devijimeve, Furnizuesi duhet të cekë të gjitha këto devijime kundrejt:
(i) Përshkrimin e Përgjithshëm të Mallit të kërkuar, (ii) Detajet specifike dhe standardet teknike të kërkuara, (iii) Parametrat e Kërkuar të Performancës. |
8. | Mospërmbushja:
|
Blerësi mund të aplikoj ndëshkim (penallti) për mos përmbushje të kushteve të kontratës (deri në 10% të vlerës së përgjithshme të kontratës). |