'FAFA Resort', mundësi për pushime të veçanta

Në brigjet e Durrësit me pamje nga bregdeti shqiptar janë të lokalizuara katër hotele luksoze të Resortit ‘FAFA’.

Me një kapacitet prej 1040 dhoma, me rreth 2300 shtretër, “FAFA Resort” ofron mundësi për të gjithë vizitorët.

Me ofertat “All Inclusive” që ofron “FAFA Resort” të gjitha gjërat janë në një vend, duke filluar nga kuzhina e cila ofron një llojllojshmëri të ushqimeve, baret, dhomat me pamje nga deti dhe SPA-të luksoze.

SHARR Travel që vazhdimisht ka oferta për të vizituar Shqipërinë, ka treguar se ofertat do të vazhdojnë edhe në sezonin e dimrit.

“Brigjet e Durrësit nuk janë më destinacion vetën në sezonin e verës nga qershori deri në tetor, por për shkak të ngritjes së kapaciteteve dhe shërbimeve si SPA-ja në “Grand Bule FAFA” dhe në hotelet tjera, realisht ka bërë që sezoni turistik të zgjatet”, ka thënë Ruzhdi Kurtishaj, pronar i kompanisë turistike Sharr Travel.

Pronari i “Resorit FAFA”, Fatos Cernisat tha se janë të kënqaur me klientët e tyre që vijnë nga Kosova dhe Evropa.

“Marrëdhëniet me të gjitha njësitë kosovare kanë qenë shumë të mira, dihet që partneri ynë kryesor është “Sharr Travel” dhe “Blue Travel”, jo vetëm marrëdhënie miqësore, por kemi pasur një numër të konsiderueshëm të turistëve në krahasim me 2020”, ka bërë të ditur Cernista.

FAFA për vitin 2022 është duke përgatitur oferta të veçanta vetëm për klientët e saj.

“Gjatë verës 2022 do të kemi çmimet e njëjta që kanë qenë deri më tani, ndërsa në vitin 2021 kemi ofruar 15% zbritje”, ka shtuar Cernista.