Elkos Group, ETC dhe Express në ndihmë të qytetarëve të Deçanit  

Në mbështetje të komunës së Deçanit dhe qytetarëve të saj sot kanë dalur edhe Elkos Group , ETC dhe Express Store.

Në bashkëpunim me Shtabin Emergjent të komunës fillimisht mbështetja ka filluar me një maunë me ujë të pijes me vlerë 4000€.

Në varësi të nevojave dhe gjendjes së qytetarëve mbështetja do të vazhdojë.

Të prekurve, shërim sa më të shpejtë!