
Eksploroni Stambollin, Ankaranë dhe magjinë e Kapadokias për vetëm 270€ me Kompaninë Turistike Shpejtimi!
Për të gjithë dashamirësit e udhëtimeve, Kompania Turistike Shpejtimi ofron një super ofertë që nuk duhet humbur. Bëhet fjalë për aventurën 5-ditore në Turqi, duke eksploruar tre nga qytetet më të famshme dhe më të mahnitshme të vendit!.
Për vetëm 270€ për person, do të përjetoni një udhëtim të plotë dhe të organizuar me kujdes që përfshin Stambollin, Ankaranë dhe Kapadokian magjike.
Në këtë ofertë përfshihen akomodimi për një natë në Stamboll, një natë në Ankara dhe dy netë në Kapadokia, me mëngjes dhe darkë të përfshira në Ankara dhe Kapadokia. Gjatë udhëtimit, do të vizitoni disa nga atraksionet më të njohura, duke përfshirë Kullën Galata dhe tregun e famshëm të Llokumit në Stamboll, kalatë historike të Ankarasë dhe peizazhet e mrekullueshme të Kapadokias. Agjenda është e mbushur me aktivitete, duke përfshirë një udhëtim me anije në Bosfor, një vizitë në pjesën aziatike të Stambollit dhe një shëtitje të paharrueshme nëpër Kapadokian magjike, ku mund të përjetoni peizazhe të ngjashme me ato të filmave fantastikë.
Nisjet e rradhës janë më 8 dhe 22 tetor 2024, kështu që mos e humbni mundësinë për të rezervuar këtë ofertë të veçantë. Përveç udhëtimit me autobus, akomodimeve dhe disa vakteve, në çmim përfshihet edhe një përvojë e plotë me guida lokale që do t’ju shoqërojnë në të gjitha vendet e vizitës, duke ju ofruar informacion të detajuar dhe historik për çdo atraksion.
Vizitat dhe përvojat unike si Lundrimi në Bosfor apo organizimi i fluturimeve me balona mbi Kapadokia mund të përfshihen për një kosto të vogël shtesë.
Për më shumë detajet për udhëtimin klikoni brenda linkut!
Për më shumë informacione dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit në www.shpejtimi.net ose kontaktoni numrat e telefonit: +383 44 184-195 (Viber, Whatsapp), +383 49 184-195 (Viber, Whatsapp), +383 48 184-195 (Viber, Whatsapp) dhe +383 45 184-195 (Viber, Whatsapp).
Pagesat mund të bëhen në agjensionet e Kompanisë Shpejtimi në Prishtinë, bulevardi Bill Clinton Dardani (038 610 081), në Suharekë, stacioni i autobusave (029 271 642) dhe në Prizren, hyrje stacionit të autobusave (029 225 055).