Dyshekët special të fjetjes vijnë me zbritje

“Lova Sleep” është një model i dyshekëve inovativ i cili vie në tregun e Kosovës. Dyshekët e brendit “Doktash” janë risi në tregun botëror të dyshekëve të gjumit.

Dysheku ofron gjumë të rehatshëm në pozicione të shëndetshme të gjumit dhe rekomandohet për njerëzit që kanë problem me shtyllën kurrizore.

Dyshekët ndihmojnë trupin tonë gjatë gjumit, kështu që ndihmon shtyllën kurrizore dhe kockat tona të pushojnë. “Lova Sleep” është  i dizajnuar të përshtatet në formë natyrale në shtyllën kurrizore, në çdo pikë.

Dizajnerët e kompanisë kanë ideuar edhe zgjidhje të cilat e mbajnë dyshekun e pastër dhe të sigurt ndaj baktereve dhe materialeve të rrezikshme alergjike, të cilat fshihen në dyshekët e zakonshëm.

Ofertat për dyshekun “Lova Sleep” i gjeni në linkun e mëposhtëm. Link 

Klientët mund t’i shohin të ekspozuar dyshekët edhe në lokalet e Doktash në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë, në objektin e Hotel Semitronix. Dyshekët ofrohen në madhësi dhe formate të ndryshme për të gjithë klientët, fëmijë, të rritur apo qifte.

Çka është gjumi i shëndetshëm?

Një gjumë i mirë, është një gjumë që të jep energji të plotë për të kryer aktivitetet ditore dhe të ndjehesh mirë përgjatë ditës.

Me gjumë të shëndetshëm, ndihemi më të freskët, ndikon në dukjen tonë dhe në gjendjen emocionale.

Në bazë të një studimi nga Shoqata Mjekësore Turke për gjumin, thuhet se 1 në 10 njerëz kanë çrregullim gjumi dhe duhet të trajtohen me metoda mjekësore.

Përveç rekomandimeve tjera mjekësore, gjumë të shëndetshëm mund të arrish edhe me dyshek të përshtatshëm.