DUBROVNIKU më i pëlqyeri për kosovarë me kompaninë Shpejtimi

Kompanisa Turistike Shpejtimi ka rikthyer ofertën e shumëpritur për të gjithë adhuruesit e udhëtimeve dhe aventurave verore dhe vjeshtore.

Me një paketë fantastike që përfshin Dubrovnikun, Budvën, Ulqinin dhe Tivatin, ky udhëtim është mundësia ideale për një fundjavë të paharrueshme në bregdetin mahnitës të Adriatikut, me Kompaninë Turistike Shpejtimi.

Për të kaluar një fundjavë të mrekullueshme që përfshin Dubrovnikun, Budvën, Ulqinin dhe Tivatin, çmimi për person është vetëm 120€. Datat e nisjeve janë: 13 shtator 2024, 20 shtator 2024, dhe 27 shtator 2024.

Çmimi përfshin transportin me autobus të Kompanisë Shpejtimi, akomodimin për dy netë në Hotel “ANITA” 3* në Beçiç, dy mëngjese dhe dy darka në hotel, si dhe vizitat sipas agjendës së përcaktuar.

Nisjet do të realizohen nga disa pika të ndryshme: nga Gjilani në orën 04:30 nga stacioni i autobusave; nga Ferizaj në orën 05:30 nga Hib Petrol Bibaj; nga Prishtina në orën 06:30 nga stacioni; nga Suhareka në orën 07:30 nga stacioni; nga Prizreni në orën 08:00 nga stacioni; nga Peja në orën 06:30 nga stacioni; dhe nga Gjakova në orën 07:00 nga stacioni.

Agjenda e Udhëtimit:

Dita e Parë: Udhëtimi fillon përmes kalimit kufitar në Morinë, me një ndalesë për pushim në Rrugën e Kombit. Në rrugëtimin tonë, do të kemi mundësinë për të shijuar pamjen e mahnitshme panoramike të ishullit të famshëm të Shën Stefanit. Pas kësaj, vazhdojmë për në Beçiç ku do të bëhet akomodimi në hotel dhe do të serviret darka. Pas darkës, do të kemi një vizitë të qytetit të mrekullueshëm të Budvës.

Dita e Dytë: Pas mëngjesit në hotel, nisemi për në Dubrovnik rreth orës 08:30. Vizita në qytetin historik të Dubrovnikut do të zgjasë rreth 4 orë. Gjatë kthimit, sipas dëshirës së grupit, do të kemi ndalesa për të vizituar Cavtatin dhe Tivatin. Pas kthimit në hotel, na pret një darkë e këndshme dhe kohë e lirë për eksplorime të tjera.

Dita e Tretë: Pas mëngjesit në hotel dhe check-out në orën 10:00, nisim vizitat e ditës në qytetin e Ulqinit. Gjatë kthimit për në Kosovë, do të ndalemi në qytetin e Shkodrës për një vizitë të shkurtër, gjithashtu sipas dëshirës së grupit. Nisja për në Kosovë është planifikuar rreth orës 17:00.

Çmimi nuk përfshin taksn e qytetit Beçiç që është 3.00 € për person (për 2 netë)

Kjo ofertë është e limituar dhe biletat po shiten shpejt! Rezervoni tani dhe përgatituni për një fundjavë të mbushur me relaksim, histori dhe bukuri natyrore me Kompaninë Turistike “Shpejtimi”!.

Për më shumë informacione dhe rezervime, vizitoni faqen e internetit në www.shpejtimi.net ose kontaktoni numrat e telefonit: +383 44 184-195 (Viber, Whatsapp), +383 49 184-195 (Viber, Whatsapp), +383 48 184-195 (Viber, Whatsapp) dhe +383 45 184-195 (Viber, Whatsapp).

Pagesat mund të bëhen në agjensionet e Kompanisë Shpejtimi në Prishtinë, bulevardi Bill Clinton Dardani (038 610 081), në Suharekë, stacioni i autobusave (029 271 642) dhe në Prizren, hyrje stacionit të autobusave (029 225 055).