Diaspora edhe kësaj radhe zgjedhin 'Sharr Travel' për të ardhur në Kosovë

Kompania turistike “Sharr Travel” edhe këtë vit, ashtu sikurse edhe në të kaluarën, është adresa e vetme e diasporës për udhëtime drejt Kosovës.

Mbi 1 mijë mërgimtarë nga Zvicra që nga 25 qershori e deri tash zgjodhën autobusët e kësaj kompanie si mjete transporti për të ardhur në vendlindje.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i kompanisë, Ruzhdi Kurtishaj.

“Jam shumë i kënaqur me performancën e stafit dhe shërbimeve profesionale që ne ofrojmë nga momenti i rezervimeve e deri në arritjen finale”, shkroi ai në Facebook.