![](https://kallxo.com/wp-content/uploads/2024/12/Banka-ekonomike-10-360x480.jpg)
Dhurata dhe një fundvit me buzëqeshje për fëmijët të cilët luftojnë më shumë
Frymën e ngrohtësisë e dashurisë të cilën e sjell fundviti, Banka Ekonomike e ka kthyer tashmë në traditë – duke i dhuruar gëzim e shpresë fëmijëve, të cilët përballen me sfida të mëdha shëndetësore.
Për të katërtin vit radhazi, Banka Ekonomike mbështeti aktivitetin e veçantë që organizohet në Repartin e Pediatrisë në QKUK, të organizuar nga ‘Klubi Albin’ dhe ‘Care for Kosova Kids’, ku fëmijët takuan superheronjtë e tyre të preferuar, të cilët këtë vit sollën shumë dhurata për këta luftëtarë të vegjël.
Përfaqësuesit e Bankës Ekonomike për të katërtin vit radhazi mbështetën superheronjtë më të dashur të fëmijëve dhe të preferuarit e tyre u ndanë dhurata simbolike të mbushura me dashuri, mesazhe kurajuese e solidaritet – duke krijuar një atmosferë të ngrohtë e festive për fëmijët e familjet e tyre.
Ishte një moment ku buzëqeshjet ndriçuan fytyrat dhe shpirtrat e atyre të cilët meritojnë më shumë.
Përveç këtij aktiviteti, Banka Ekonomike dëshmon angazhimin e saj të vazhdueshëm për të ndihmuar komunitetin – duke mbështetur çdo vit organizatën ‘Care for Kosovo Kids’, me fonde që sigurojnë kujdes dhe trajtime mjekësore për fëmijët, të cilët përballen me sëmundje të rënda. Ky përkushtim është më shumë se një kontribut financiar. Është një investim në shpresë e jetë. Aty ku ajo ka më shumë rëndësi.
Ky gjest përfaqëson jo vetëm një dhuratë simbolike, por edhe një premtim që Banka Ekonomike do të vazhdojë të qëndrojë pranë atyre, të cilët kanë më shumë nevojë – duke sjellë ndryshim të prekshëm në jetën e tyre.
Banka Ekonomike, duke uruar shëndet te fëmijët, mendon për zemrat më të forta e krijon momente të cilat nuk harrohen kurrë!