Devolli Group fiton 3 çmime: Tatimpaguesit, Eksportuesit dhe Punëdhënësit e vitit 2021

Në një Gala Mbrëmje të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, që tashmë është bërë tradicionale si “THE BEST OF KOSOVO 2021”, sot u dhanë çmime të ndryshme për bizneset vendore.

Devolli Group si një ndër kontribuuesit kryesor të zhvillimit ekonomik te Kosovës, fitoi çmimet më të rëndësishme si Tatimpaguesi, Eksportuesi dhe Punëdhënësi i vitit.

Këto çmime vijnë si rezultat i një pune të palodhshme të stafit të kësaj kompanie të cilët punuan me përkushtimin më të madh për të arritur deri këtu.

Për më shumë, këto çmime i japin shtytje edhe më të madhe synimeve e objektivave të Devolli Group që të vazhdojë të ofrojë produktet më cilësore në vend, gjithmonë në linjë me ngritjen e punësimit, që rrjedhimisht kontribuojnë në të mirën e përgjithshme.