Demolimet dhe ristrukturimet
Një aktivitet i rëndësishëm i kantierit të ndërtimit i është dedikuar demolimeve (shembjeve).
Është menjëherë e qartë, edhe për ata që nuk janë njohës, se si një analizë e kujdesshme e hapësirës apo ndërtesës, që ka të bëjë me veprat e demolimit dhe marrja e masave të duhura parandaluese, ndihmon për të ulur ndjeshëm rreziqet që lidhen me aktivitete të tilla.
Pasi të jetë kontrolluar gjendja e ruajtjes dhe stabiliteti i kompleksit për t’u shkatërruar, duhet të lëvizim me kujdes, duke punuar nga lart poshtë, e duke qenë të kujdesshëm për të mos cenuar strukturat mbajtëse.
Duhet të përcaktojmë qartë të gjithë zonën e interesuar, me sinjalizimet e duhura për sa i përket rrezikshmërisë dhe ndalojmë të gjitha hyrjet e personelit të pakualifikuar me anën e barrierave përkatëse.
Mos i hidhni materialet nga lart, por përdorni kanalet përkatëse.
Nëse keni nevojë për të copëzuar mure apo materiale të tjera të mbetura, duhet të keni kujdes t’i lagni më përpara me ujë.
Sigurohuni që të keni të gjitha pajisjet e mbrojtjes kolektive (PMK) të përshtatshme për situatën ekzistuese; Përdorni gjithmonë dhe mjetet mbrojtëse personale (MMP) kundër rrëzimit.