Çka është Gastroskopia?
Si dhe pse duhet të bëhet Gastroskopia?
Cilat sëmundje-probleme shëndetësore mund të diagnosfitikohen me Gastroskopia?
Këshilla nga Dr. Mead Ramadani-Specialist i Gastroenterologjisë
Gastroskopia është incizim me kamerë i ezofagut (kapërcallit), lukthit dhe pjesës fillestare të zorrës së hollë (zorrës dymbëdhjetëgishtore-duodenumit)
A BËHET GASTROSKOPIA ME ANESTEZION APO PA ANESTEZION?
- Mund të bëhet me anestezion lokal , sprej lokal për të mpirë fytin para procedurës endoskopike me qëllim të minimizimit të refleksit të vjelljes, ose
- me anestezion të përgjithshëm (sedacion) që nënkupton-pacienti është në gjumë gjatë procedurës endoskopike.
DISA ARSYE PSE DUHET BËRË GASTROSKOPIA
Gastroskopia është standart i artë (gold standart) i diagnostifikimit të sëmundjeve të traktit të sipërm gastrointestinal.
Me ndihmën e Gastroskopisë identifikohen shkaqet e shumë sëmundjeve të traktit te sipërm gastrointestinal si dhe mund të bëhen intervenime urgjente si:
- Problemet me gëlltitje (Disfagia)
- GERD (Sëmundja e refluksit gastroezofageal)
- Hernit hiatale (kur lukthi spostohet lart, pran ezofagut)
- Varikset e ezofagut (venat e zgjeruara në ezofag )
- Divertikujt (xhepat) në Esofag
- Dëmtimet e shkaktuara nga gëlltitja e substancave të dëmshme (corosive-kaustike), siç janë kemikaljet apo detergjentët që përdoren për pastrim
- Ngushtimet ose bllokimet e traktit të sipërm gastrointestinal
- Humbjet e pashpjegueshme të peshës trupore sidomos atyre rapide-të shpejta
- Dhimbjeve të barkut të sipërm (Epigastriumit) ose dhimbjeve apo djegjes së gjoksit (Heartburn) që nuk shkaktohen nga zemra
- Të vjellave të vazhdueshme për arsye të panjohura
- Skuqjet, pezmetimet, gërvishjet (erozionet) dhe plagët (ulçerat) e mukozës së traktit të sipërm gastrointestinal
- Infeksionet e traktit të sipërm gastrointestinal
- Gjakderdhjeve në traktin e sipërm gastrointestinal
- Tumoret malinje ose ato beninje
- Sëmundja e celiakise (alergjisë në gluten)
- Sëmundja Crohn e traktit të sipërm gastrointestinal
- Marrja e biopsisë
- Intervenimet ne traktin e sipërm gastrointestinal si: ndalja e gjakderdhjes, heqja e polipeve, nxjerrja e trupave te huaj, etj.
SA KOHË NEVOJITET TË REALIZOHET GASTROSKOPIA?
Procedura e Gastroskopisë diagnostike merr kohë përafërsisht 10 minuta
SI BËHET PËRGATITJA PËR GASTROSKOPI:
- Barnat që merren për problemet e lukthit, duhet të ndërprehen 2 javë para procedurës endoskopike.
- Ndalohet konsumimi i ushqimit për 6-8 ore para procedurës endoskopike, ndërsa
- konsumimi i lëngjeve, duhet të ndërprehet 2-3 orë para procedurës endoskopike.
Përgatiti: Dr. Mead Ramadani-Specialist i Gastroenterologjisë