Brendin e njohur botëror e gjeni në Agribau

Kompania MINOS e aktivizuar në fushën e mekanizmit bujqësor me një përvojë mbi 60 vjeçare, mbetet njëri ndër prodhuesit më besnik për bujqit anë e mbanë botës.

E njohur për prodhimin e makinerive plehëruese, mbjellëse speciale të misrit, kositëse të ndryshme të barit, frezave të dheut e shumë makinerive tjera, MINOS është gjithmonë pranë fermerëve dhe në shërbim të bujqësisë, me makineri cilësore konform standardeve më të larta botërore.

Kompania ndër vite ka ndjekur përparimet më të avancuara teknologjike, andaj vazhdon të jetë brendi më i preferuar nga bujqit.

Pikat më të forta të kompanisë:

* Aftësia për të prodhuar me kosto konkurruese

* Prodhimi i komponentëve/pjesë këmbimi konkurruese

* Standarde të larta të cilësisë në prodhim,

* Nivele të larta të ekspertizës teknike dhe formimit komercial,

* Aftësia për t’u përshtatur me ndryshimet në standarde

* Sistemet moderne CAD/CAM,

* Sistemet moderne të kontrollit të procesit,

* Aplikime për përmirësim të vazhdueshëm

Brendin MINOS e përdorin në masë të madhe edhe në Kosovë, ndërsa makineritë e saj i gjeni në Agribau.