BluMare Resort, Foto: KALLXO.com

"BluMare Resort" - vendi i duhur për të qetësuar mendjen, shpirtin dhe trupin

“BluMare Resort” shtrihet mes pishave të Spillesë, që janë të mbrojtura nga UNESCO dhe rërës së pasur me jod.

Hoteli ofron dhoma të rehatshme dhe elegante, suita me pamje mahnitëse nga deti, një plazh privat, pishinë të hapur, restorant dhe bare.

“Spille për vizitorët ofron mbi të gjitha një det shumë të pastër, si karakteristikë ka rërën e saj që ka shumë jod dhe pushuesit për këtë vijnë, që të marrin sa më shumë jod, kemi pyllin e Spillesë, pishat që janë të mbrojtura nga UNESCO”, ka thënë manaxheri i hotelit, Klodian Moja.

“BluMare” ka gjashtë vjet që punon me paketat all inclusive, ku në këto paketa përfshihet çdo lloj shërbimi që resori ofron, duke filluar nga tre vaktet që janë me janë me tavolinë suedeze, mëngjes, drekë dhe darkë, open bar, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 9 të darkës. Ofron gjithashtu shërbimet e pishinës së jashtme, plazhin privat, që ka mbi 70 çadra dhe diku 150 shezllone.

“Kemi krijuar disa paketa all inclusive këtë vit, që të gjithë pusuesit të kenë mundësi që të përfitojnë nga këto paketa. Duke krahasuar me çmimet e tregut, jemi më lirë nga konkurrentët që resorët në Shqipëri ofrojnë”, ka thënë më tej Moja.

Klodian Moja, BluMare Resort, Foto: KALLXO.com

Hoteli ofron një meny shumë të pasur medhetare dhe tradicionale, nga një prej shefave më të mirë të kuzhinës, me shumë eksperiencë gati 25 vjeçare. Dy nga pjatat  më të mira janë salmoni i marinuar, i cili është shumë special dhe peshku i egër në krip.

“BluMare” është resor që vizitohet në shumicën e rasteve vetëm nga familjarë. Një familje mund të shkojë pa menduar se ku të lërë fëmijët.

“Për fëmijët ne ofrojmë shërbimin e animatorëve ku kujdesen ata për çdo gjë, me lojëra, me kurse, me kërcimin, pishinën, në mënyrë që të jenë sa më të sigurtë dhe familjarët mund të ndihen më të sigurtë dhe t’i shijojnë pushimet në BluMare”, ka theksuar menaxheri Moja.

Shërbimi i këtij hoteli konsiderohet si një ndër më të mirët pasi i gjithë stafi, stafi i shërbimit, stafi i kuzhinës dhe i recepsionit ka mbi 20 vjet në treg, që operojnë në industrinë e turizmit.

Blumare Resort fillimisht ka hapur dyert e saj në vitin 2001 dhe që nga atëherë ka qenë hoteli kryesor në zonë.

Ky hotel gjendet në Spille, në autostradën Kavajë – Rrogozhinë.

Menaxheri i agjencisë turistike “Fibula”, Shpëtim Turku, ka thënë se në katalogun e tyre dhe në rrjetet sociale “BluMare Resort”, çmimet janë promocionale, 40 euro për person – all inclusive ndërsa në hotel është më shtrenjtë se kur e blen në “Fibula”.

Ai ka thënë se  ndër destinacionet kryesore prej pushuesve nga Kosova është Shqipëria, Turqia dhe Mali i Zi.

“Shkaku që kemi hendikep me COVID dhe që nuk e kemi ende liberalizimin e vizave. Ne kryesisht merremi me paketa të aranzhimeve të pushimeve. Pas COVID-it ka ndryshu gjithçka, ka ndryshu edhe koncepti i jetës edhe koncepti i turizmit. Njerëzit janë të etur për me dalë jashtë, për me shëtitë, për me pushu. Interesimi është i ngjashëm me vitin 2019 sepse vitit 2020 ka qenë dështim për turizëm”, ka thënë Turku.

Vendi më i frekuentuar nga kosovarët është Shqipëria, pasi është afër edhe njerëzit shkojnë me vetura ndërsa vendi i dytë është Turqia.

“Kemi fluturime charter për Antalia dhe Bordum, sivjet Bodrumi është risi. Për në Antalia kemi 10 fluturime në javë ndërsa për në Bodrum e kemi një fluturim në javë. Ka pushim në Turqi prej 299 euro, 7 ditë me biletë të aeroplanit, me transfer edhe me krejt por ka edhe çmime edhe më të larta, deri në 2 mijë euro për person, varet cilin hotel e zgjedhin”, ka deklaruar Turku.

Ai ka thënë se sipas planifikimeve, rritja e interesit për pushime është rreth 15% më shumë se në vitin 2019, një vit para pandemisë.