Artikull i sponsoruar nga BKT

BKT Kosova dhe Keiretsu Forum S nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e Start-up bizneseve

BKT Kosova dhe Keiretsu Fourum kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me qëllim mbështetjen dhe financimin e Start-up bizneseve në shumën deri në 1 milion euro.

BKT Kosova do të jetë anëtare Korporate e këtij forumi.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është nxitja e zhvillimit ekonomik përmes Start- up bizneseve.

Kjo nismë do të ju ofroj këtyre bizneseve mbështetjen financiare që u nevojitet për të zhvilluar idetë e tyre inovative, të zgjerojnë operacionet e tyre dhe të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

Anëtarësimi i BKT Kosova në Keiretsu Forum pasqyron përkushtimin e të dy partnerëve për fuqizimin e bizneseve StartUp, ngritjen e eksporteve përmes inovacionit dhe sipërmarrjes, si katalizatorë për rritjen ekonomike në vend.

Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar i Bordit të BKT Kosovës me këtë rast tha se BKT do të koordinojë procesin e krijimit të një fondi së bashkë me Keiretsu Forum.

“…roli i të cilës do të jetë përfshirja në proces si këshilltar investimesh dhe menaxher portofoli brenda fushës së aktiviteteve të lejuara nga licenca e saj. Fondi ka për synim të arrijë tek investitorëve engjuj, të cilët synojnë të kenë vlera më të larta duke investuar në Start-UP biznese me shumë potencial dhe mundësi për të kapur tregjet internacionale, dhe në këtë mënyrë, duke përgatitur bizneset Sart-UP për financimin te Serisë A”.

Ndërsa Ardian Hoxha, Kryetari i Keiretsu Forum Keiretsu Southeast Europe ka thënë se Keiretsu Southeast Europe dhe BTK Kosova kanë bashkuar forcat për të ngritur investimet në mbështetje të bizneseve Startup në Kosovë dhe më gjerë në nivel edhe më të lartë.

“Ky bashkëpunim është një hap shumë i rëndësishëm zhvillimor për forumin dhe bizneset në Kosovë dhe jo vetëm. Përfshirja e bankës si anëtare e korporatës dhe angazhimi i saj për të mbështetur bizneset Startup do të zgjerojë mundësitë e forumit për të tërhequr investitorë si asnjëherë më parë. Ky bashkëpunim i pari i kësaj forme, ka potencial të jashtëzakonshëm për të nxitur rritjen e shumë bizneseve Startup, një ndikim të pashmangshëm pozitiv në ekonominë e vendit dhe rajonit” – ka thënë Hoxha.

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative.

Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkurruese produktesh dhe shërbime bankare.

BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global.

Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë.

Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.

Forumi Keiretsu është një komunitet global investimesh me investitorë engjëjsh të akredituar të kapitalit privat, kapitalistë sipërmarrës dhe investitorë korporata/institucionale.

Forumi Keiretsu u themelua në Gjirin Lindor të San Franciskos në Kaliforni në vitin 2000 nga Randy Williams. Forumi Keiretsu është një rrjet mbarëbotëror i rrjedhës së kapitalit, burimeve dhe marrëveshjeve me 52 kapituj në 3 kontinente.

Anëtarët e Forumit Keiretsu investojnë në mundësi investimi me cilësi të lartë dhe të larmishme. Komuniteti forcohet nëpërmjet përfshirjes së tij në aktivitete sociale dhe bamirëse.