Benefitet e konsumit të produkteve të bylmetit
Produktet e bylmetit sigurojnë pothuajse një të tretën e konsumit të rekomanduara të kalciumit, por ushqimi i siguruar nga produktet e qumështit shkon përtej kalciumit. Një gotë e vetme me qumësht gjysmë të skremuar siguron proteina, kalium, acid pantotenik dhe 72% të nevojave tona ditore për vitaminë B12.
Fëmijët rriten në 5 vitet e para të jetës dhe kanë nevoja të mëdha për energji. Kështu që kanë nevojë për ushqime të dendura në lëndë ushqyese për t’i mbajtur ato gjatë rritjes. Qumështi i plotë dhe produktet e bylmetit me yndyrë të plotë sigurojnë energji të dobishme, proteina, vitamina dhe minerale për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin. Qumështi gjithashtu siguron lëndë ushqyese thelbësore për rritjen dhe zhvillimin dhe ndihmon në mbrojtjen e dhëmbëve kundër kariesit dentar.
Për të rritur, sasia e mineraleve në kockat tona (dendësia e kockave) vazhdon të rritet deri në mes të viteve tridhjetë, por më pas kjo ndryshon dhe ne e humbasim ngadalë dendësinë e kockave. Qumështi kontribuon në 19 për qind të marrjes së kalciumit në dietat e të rriturve.
Gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, është e rëndësishme që gratë të marrin kalcium të mjaftueshëm në dietën e tyre për të përmbushur kërkesat e tyre ushqyese dhe atë të foshnjës në zhvillim.
Gratë mbi 50 vjeç janë në rrezik më të lartë për të zhvilluar sëmundje të kockave. Gjatë menopauzës, gratë mund të humbin depozitat e kockave të kalciumit, i cili është një faktor rreziku për frakturat. Te gratë pas menopauzës dhe njerëzit e moshuar, disa studime kanë treguar se qumështi ngadalëson shkallën e humbjes së kockave.
Meridian Express edhe këtë vit sjell ‘Ditët e Bylmetit’, kampanjën tradicionale, të organizuar për 7 vite me radhë. Gjatë këtyre ditëve, ju sjellim llojllojshmëri të produkteve të bylmetit me çmime mjaft të lira.
Ejani dhe përfitoni nga oferta e ‘Ditëve të Bylmetit’ në Meridian Express!