
Bëhu me banesë në parajsën e bregdetit shqiptar në Qerret
Kompania gjigante e ndërtimeve në Durrës dhe Kavajë “Bonita Konstruksion” ka nisur shitjen e apartamenteve dhe hapësirave në kompleksin e ri të ndërtimeve në fshatin turistik të Qerretit në Kavajë.
Kompleksi me rreth 500 apartamente ka filluar të ndërtohet nga muaji qershor i vitit 2024 dhe është i vendosur në zonën e fshatit turistik të Qerretit.
Ky fshat është i njohur për zonën e pastër dhe të ndërtuar me planifikim të detajuar urban. Qerreti është pjesa më e bukur e zonës së Kavajës dhe njëra nga zonat e ndërtuara me perfeksion të planifikimit urban.
Zona e Qerretit njihet për plazhin e gjerë skaj të cilit të renditura pishat e gjata që krijojnë bregun e gjerë të gjelbër të zonës. Investimet nga qeverisja lokale kanë krijuar mundësinë që Qerreti të ketë një park të gjerë skaj plazhit dhe një shëtitore të bukur, e cila në disa zona gjarpëron brenda detit.
Kompleksi i ri Bonita është i vendosur në zonën mbi pishat e Qerretit dhe ndërtimi garanton pamje nga deti për pjesën më të madhe të apartamenteve.
Arkitektët kanë planifikuar ndërtimin e objektit për të mundësuar që nga tarracat e tyre apartamentet të kenë pamje nga deti. Ky stil ndërtimi krijon mundësinë që vizitorët të shijojnë gjatë gjithë kohës pamjen që nga lindja deri tek përëndimi i diellit.
I ndërtuar për të ruajtur ambientin e zonës, kompleksi është projektuar të ketë qasje në plazhin e zonës me një ecje të shkurtër gjatë rrugës së shtrirë në pishat e larta, të cilat në Qerret janë ruajtur me kujdes në tërësinë e tyre.
Kompleksi do ketë parking nëntokësor dhe infrastrukturë përcjellëse si hotelet, dyqanet dhe restorantet brenda kompleksit.
Kompania ka paraparë edhe mundësi artaktive për klientët që vendosin të investojnë në këtë kompleks. Invesitorët potencialë duhet të dinë për mundësitë e financimit me këste, mundësitë e qiradhënies së banesave të tyre, kapacitetet shërbyese të kompleksit dhe mundësitë për të adoptuar hapësirat sipas kërkesave specifike.
Mundësitë për pagesë me këste
Kompania ka garantuar një skemë të financimit përmes së cilës, blerësit nuk janë të obliguar të paguajnë të gjithë shumën në ditën e blerjes së apartamentit. Në negociatat me kompaninë, klientët mund të paguajnë për blerjen e apartamentit duke nisur nga 40% e vlerës së investimit.
Në negociata me zyrën e shitjes për klientët që vendosin të kryejnë pagesën e plotë të apartamenteve në avans.
Mundësia e qiradhënies së banesës së blerë
Në kompleksin Bonita invesitori ka paraparë ndërtimin e një hoteli të brendit Bonita. Blerësit e banesave do kenë mundësi që në kohën kur nuk shfrytëzojnë banesat t’i japin me qira për hotelin Bonita dhe klientët e tjerë. Ky sistem u garanton invesitorëve kthim të investimit nëpërmjet qiradhënies, e cila në vitet e fundit në zonën e Qerretit është rritur shumë edhe në kërkesë, edhe në çmim.
Mundësia e adoptimit të hapësirave
Objektet në ndërtim në kompleksin Bonita kanë mundësi të adoptimit të hapësirave për nevojat specifike të klientëve. Brenda mureve kompania mund të krijojë ndërhyrje për të përshtatur kërkesat e klientëve për të rritur apo zvogëluar hapësirat e dhomave. Bashkë me këto klientët mund të vendosin të përdorin materiale specifike në renovimin e hapsirave të brendshme të objektit.
Kapacitetet shërbyese të kompleksit
Kompleksi i ri Bonita ka paraparë ndërtimin e kapaciteteve shërbyese për banorët e kompleksit.
Një hotel i brendit Bonita do të jetë i ndërtuar brenda kompleksit bashkë me kompleksin e restoranteve dhe bareve të hotelit. Kompleksi do ketë edhe qasje në plazh ndërsa për banorët dhe klientët arkitektët kanë planifikuar ndërtimin e një “Aqua parku” me disa pishina dhe paisjet përcjellëse si topoganë dhe lodrat ujore për të rriturit dhe fëmijët. Brenda kompleksit do ketë pishina të mbyllura SPA dhe parkingje nëntokësore.
Informacionet për blerësit
“Bonita Konstruksion” ka preznatuar tashmë projektin para klientëve dhe të interesuarve.
Zyra e shitjeve ka lansuar edhe linjën direkte të kontaktit në telefon dhe në WhatsApp në numrin e telefonit +355 69 238 6456 (direkt ose WhatsApp). Klientëve u rekomandohet vizitë në vendpunishten ku po ndërtohet objekti dhe vizitë në projektet e tjera të ndërtuara nga “Bonita Konstruksion”, në të cilat janë shitur qindra apartamente të tjera.
Çka dimë për zonën e Qerretit?
Fshati Qerret është një zonë e populluar nga banorë lokalë, të cilët në brendësi të fshatit zhvillojnë ekonomitë e tyre familjare. Në zonën bregdetare që nga rënia e komunizmit e deri më tani janë ndërtuar disa hotele dhe komplekse banimi kryesisht luksoze.
Zona është e njohur për një ndërtim të planifikuar urban, i cili e bën të dallohet nga zonat e tjera ndërtimore të zonës. Fshati është i vendosur skaj autostradës Durrës-Vlorë dhe ka infrastrukturë të mirë të rrugëve, ndriçimit publik dhe infrasturkrurës komunale si uji dhe qasja në shërbime kabllore të internetit.
Zona njihet si zonë e sigurtë dhe e mbikëqyrur 24 orë nga kamera të sigurisë dhe kompani private të sigurimit.
Bukuritë e bregdetit të Qerretit janë vërtet mahnitëse! Ky fshat bregdetar, i vendosur midis Durrësit dhe Kavajës në Shqipëri, ka fituar popullaritet falë natyrës së tij të pastër dhe qetësisë që ofron për vizitorët. Disa nga veçoritë kryesore të Qerretit përfshijnë plazhin e pastër dhe të gjerë. Uji i detit është i pastër dhe i qetë, ideal për familjet dhe për ata që kërkojnë relaksim. Zona përreth plazhit është e pasur me pisha dhe gjelbërim, duke krijuar një atmosferë të freskët dhe relaksuese. Pyjet me pisha ofrojnë një kombinim perfekt midis bregdetit dhe natyrës.
Nga Qerreti mund të vizitoni lehtësisht qytetin e Kavajës, Durrësin, apo edhe vendet historike si Amfiteatri i Durrësit dhe Kalaja e Krujës. Afër zonës ndodhet edhe Parku Nacional i Divjakës dhe zonat e tjera historike.