Bashkë për Korishën! - VIDEO

Korisha çdo ditë e më tepër po bëhet një atraksion dhe një arsye më tepër për t’u vizituar edhe Prizreni. Kjo ka filluar edhe për shkak se në Korishë është investuar në bazë të kërkesave të banorëve të fshatit.

Investimet në këtë vend nuk do të ndalen as në mandatin e dytë. Përkundrazi, do të vijojmë me fazën finale Korishë-Kabash, njëjtë siç po vijojmë me investime për ndërtimin e shtegut të atletikës dhe të tribunave në stadiumin e ri, me subvencione për fermerët në modernizim të mjeteve bujqësore e në infrastrukturë.

Bashkë me deputetët, Haxhi Avdyli, Artan Abrashi e Arbër Rexhaj dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, Osman Hajdari, Ramë Bobaj dhe Fatlinda Kukaj qëndruam në Korishë, ku përkundër motit të ftohtë e me shi banorët e këtij fshati treguan gatishmëri për bashkëkuvendim dhe me këtë treguan se jemi në rrugën e fitores së pritshme.

#BashkëQeverisim144

Më shumë për Prizrenin!