
AvicenaKS vjen me 30% zbritje në të gjitha analizat laboratorike për Festa të Fundvitit
16.12.2022 - 11:25
Poliklinika AvicenaKS me 23 qendra në tërë Kosovën, e cila ofron shërbime laboratorike dhe mjekësore të ndryshme për këtë fundvit ka menduar të bëjë një dhuratë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Me mbi 2800 analiza biokimike, hematologjike dhe mikrobiologjike, AvicenaKS ka për qëllim që të vetëdijësojë qytetarët për rëndësinë e parandalimit të sëmundjeve të ndryshme.
Zbritja vlen për të gjitha analizat laboratorike dhe është valide nga data 16 dhjetor deri më datën 31 dhjetor në të gjitha qendrat e AvicenaKS.
Stafi i AvicenaKS iu uron Festat e Fundvitit të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe është në gatishmëri për të ndihmuar të gjithë ata në nevojë.