Foto: Artmotion

Artmotion sjell Superkupën e Europës në Artsport

Për të mos u humbur: Superkupa e Evropës, Chelsea – Villareal ekskluzivisht në Artmotion.

Transmetimet fantastike dhe për të mos u humbur nga futbolli evropian vazhdojnë edhe më tutje në
platformën Artmotion.

Pas ndeshjeve nga Kupa e Gjermanisë dhe Ligue 1 tani vjen edhe “ajka e ajkave”
ndeshja finale e Superkupës së Evropës në mes fituesëve të Ligës së Kampionëve, Chelseas dhe fituesëve
të Europa Ligës, Villarealit.

Ndeshja do të luhet në Belfast të Irlandës Veriore të mërkurën duke nisur me fillim nga ora 21:00 dhe do
të transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1.

Chelsea ka luajtur tre herë të tjera në Superkupë teksa ka triumfuar një herë në vitin 1998 kur mposhti
Realin e Madridit kurse nga ana tjetër për Villarealin kjo do jetë hera e parë që do marrë pjesë në këtë
ndeshje të rëndësishme.

Në komentim të kësaj përballje do jenë dyshja e komentatorëve: Lirim Peci dhe Jon Ajeti.