Aplikacioni më fantastik në vend nga Artmotion tani me ofertë promocionale

Në prag të  festave të  fundvitit, Kompania Artmotion sjell ofertat promocionale të Aplikacionit më të  kërkuar në vend.

Këtë radhë pakoja më e kompletuar Premium e cila ofron deri 240 kanale televizive, ofrohet për të  gjithë  klientët me çmim promocional, për vetëm 5.99/1 muaj, 29.99/6 muaj, apo 49.99/12 muaj.

Pakoja Premium përfshin të gjitha ligat e Sporteve të cilat Artmotion transmeton si: Superliga Kosovare në  Basketboll, Superliga Kosovare në  Futboll, Champions League, Bundesliga, NBA, Formula 1, Moto GP e Judo. E gjithashtu kanale vendore dhe ndërkombëtare, ato ekskluzive si: ALSAT M, KLAN KOSOVA e deri në 30 kanale turke duke përfshirë kanalet më  të ndjekura si:  TRT1 dhe 2, Star TV, TV8,  Kanal D, e SHOË TV, e 14 kanale ekskluzive të  cilat vetë menaxhohen nga Kompania.

Çfarë e bën të veçantë Aplikacionin Artmotion përpos ofrimit të programacionit më unik, është qasja nga të  gjithë  operatorët e internetit në  vend, pra të  gjithë  abonuesit e këtyre ofertave promocionale do të  kenë  mundësi të  ndjekin kanalet e preferuara në  çdo vend dhe çdo kohë.

Aplikacioni Artmotion ofron një qasje në njërën nga pajisjet si: Telefon, Tablet, Laptop apo Smart TV.

E gjitha se çfarë  u duhet të  gjithë  klientëve të  cilët duan ta bëjnë përvete aplikacionin Artmotion , e të  përfitojnë nga çmimet promocionale është të  thërrasin në numrin pa pagesë  0800 20 60, apo të  vizitojnë  njërën nga pikat zyrtare të shitjes së Artmotion.