Albi Mall Superliga rikthehet me betejat për Evropë dhe mbijetesë

Pas fillimit të ciklit të rikualifikimeve të Kosovës dhe Shqipërisë për Kampionatin Evropian Euro 2024 dhe transmetimin e ndeshjeve kualifikuese për Euro 2024 në ekranet tona kthehen emocionet e elitës së futbollit kosovar.

Skuadrat e Albi Mall Superligës e vazhdojnë aty ku e lanë para kualifikimeve të Përfaqësueses së Kosovës për Euro 2024 me betejën e madhe për dalje në Evropë dhe mbijetesë.

Seria e transmetimeve starton të shtunën me tri ndeshje të shkëlqyeshme:

Ballkani – Gjilani, Prishtina – Trepça’89 dhe Llapi – Malisheva që të gjitha me fillim nga ora 15.

Ballkani i cili po synon mbrojtjen e titullit të kampionit pas një serie të rezultateve të dobëta dhe pesë ndeshjeve pa triumfuar kërkon t’i kthehet fitoreve ndaj Gjilanit i cili po lufton për një vend i cili ia hap dyert drejt garave evropiane.

Fitoren e fundit, djelmoshat e Ilir Dajës e shënuan ndaj Trepçës’89 më 23 Shkurt në Mitrovicë kurse sivjet në dy përballjet direkt me Gjilanin kanë dy fitore.

Më 2 Tetor të vitit të kaluar, në Suharekë triumfuan me rezultat 2:0 kurse më 27 nëntor në Gjilan ishin edhe më të bindshëm (0:3).

Si do të jetë kësaj radhe mbetet të shihet të shtunën nga ora 15, direkt në Sport 1 në Artmotion.

Një rivalitet tjetër i madh do të kemi edhe në duelin Prishtina – Trepça’89 me prishtinasit që gjithashtu kërkojnë daljen në Evropë dhe janë pesë pikë pas Gjilanit që ndodhet në pozitën e tretë kurse mitrovicasit janë në luftë për ekzistencë dhe çdo pikë është shumë e rëndësishme dhe “e madhe sa shpija”.

Në dy takimet paraprake, rivalët barazuan në Prishtinë (2:2) ndërsa më 27 nëntor në Riza Lushta, bardh e kaltrit prishtinas  triumfuan bindshëm (0:3).

Trilogjinë e ndeshjeve fenomenale të së shtunës e mbyllin Llapi dhe Malisheva që po ashtu luftojnë me motive diametralisht të kundërta, llapjanët për Evropë dhe malishevasit për mbijetesë.

Llapi në pozitën e pestë ka tubuar 33 pikë, dy pikë më pak se Prishtina dhe shtatë më pak se Gjilani kurse Malisheva në pozitën e shtatë ka 29 pikë po aq sa edhe Trepça’89 në pozitën tetë dhe po shkojnë fytazi për mbijetesë.

Është interesant të theksojmë se këto dy skuadra sivjet janë ndarë dy herë baras, më 1 tetor në Zahir Pajati në Podujevë luajtën me rezultat 1:1 kurse në Liman Gegaj të Malishevës luajtën pa gola (0:0). Cila skuadër do t’ia bëjë sefte apo për herë të tretë do të ndahen në paqe?

Gjitha këto do t’i mësojmë të shtunën nga ora 15 në tri kanalet e para sportive (Sport 1,2, 3) të platformës numër një në shqiptari, Artmotion.

Ndërkohë, e diela sjell edhe dy ndeshje tjera shumë të rëndësishme për mbijetesë, Dukagjini – Ferizaj dhe ajo mes Dritës që synon ta kthej titullin pas dy viteve dhe Drenicës e cila asnjëherë deri tash nuk ka ra në Ligën e Parë. Të dyja këto me transmetim të drejtpërdrejtë në Sport 1 dhe 2 nga ora 15.

Ka edhe shumë më shumë!

Veç kënaqësive maksimale të elitës së futbollit kosovar, adresa numër një e sportit në shqiptari Artmotion sjell edhe shumë e shumë ngjarje tjera.

Pas sukseseve të mëdha të xhudisteve tona në Tbilisi radhën e kanë xhudokat Akil Gjakova dhe Dardan Cena që do të paraqiten në Grand Slam në Antalya me shpresë për medalje dhe pikë të reja olimpike. Akili ngadalë po tehet pas lëndimit dhe intervenimit kirurgjik për t’a filluar rrugëtimin drejt Olimpiadës “Paris 2024” sikurse edhe talenti i ri Dardan Cena i biri i xhudistit të njohur Anton Cena

Artmotion gjatë këtij vikendi gjithashtu sjell shumë kënaqësi për ata që e donë shpejtësinë: Formula 1 dhe Moto GP vijnë me dy gara në anët e ndryshme të botës.

Përderisa pilotët më të mirë në planetë me bolidët e tyre do të ngritin adrenalinën në shtegun Albert Park në Melburn për Shpërblimin e Madh të Australisë, në skajin tjetër të botës në Argjentinë, MOTO GP me garat në të tri klasat (Moto3, Moto 2 dhe Moto GP) do t’i djegin gomat në shtegun Termas de Rio Hondo

Dhe… as kjo nuk është e tëra!

Adresa e vërtet e basketbollit në vendin tonë Artmotion edhe këtë vikend sjell bukuritë dhe kënaqësitë e NBA me duelet vendimtare për kualifikim në Play In dhe Play Off.

Të shtunën në mëngjes nga ora 02:00 në Sport 1 transmetojmë derbin e mbrëmjes mes Los Angeles Lakers që udhëtojnë në Minnesota për përballje me “Ujqit në betejë direkt për pozitën 7 e cila siguron pqërparësin e terrenit vendas në Play In  kurse të dielën nga ora 21:30  skuadra e dytë në Perendim që tashmë e ka siguruar Play Offin, Memphis Grizzlies udhëton në Chicago ku “Demat” që pozicionohen të dhjetit në Lindje dhe janë buzë greminës së Play Offit.

Numëro e numëro e nuk ka fund sepse sporti në vendin tonë shikohet vetëm dhe ekskluzivisht në platformën nr.1 sportive në shqiptari : ARTMOTION

E SHTUNË, 01.04.2023

02:00 Basketboll: NBA                          LA Lakers – Minnesota                             S1

07:00 Formula 1: Grand Prix Australia          Kualifikimet                                                S1

15:00 Futboll: Albi Mall Superliga                   Ballkani – Gjilani                           S1

15:00 Futboll: Albi Mall Superliga                   Prishtina – Trepca ’89                 S2

15:00 Futboll: Albi Mall Superliga                   Llapi – Malisheva                          S3

16:00 Judo: Grand Slam – Antalia                  Dita 2 – Blloku Final                                 S4

15:50 MotoGP: GP Argjentina              Kualifikimet – MotoGP               S5

17:50 MotoGP: GP Argjentina               Kualifikimet – Moto3                               S5

18:45 MotoGP: GP Argjentina              Kualifikimet – Moto2                               S5

20:00 MotoGP: GP Argjentina                         Sprint Race – Moto GP               S5

E DIEL, 02.04.2023

07:00 Formula 1: Grand Prix Australia          Gara                                                  S1

15:00 Futboll: Albi Mall Superliga                   Dukagjini – Ferizaji                                   S1

21:30 Basketboll: NBA                            Memphis – Chicago                                 S1

15:00 Futboll: Albi Mall Superliga                   Drita – Drenica                               S2

16:00 Judo: Grand Slam – Antalia                  Dita 3 – Blloku Final                                 S4

16:00 MotoGP: GP Argjentina              Gara – Moto3                                             S5

17:15 MotoGP: GP Argjentina                Gara – Moto2                                             S5

19:00 MotoGP: GP Argjentina              Gara – MotoGP                             S5