A transmetohet HIV-i përmes puthjes?

HIV është një virus që synon dhe ndryshon sistemin imunitar, duke rritur rrezikun dhe ndikimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të tjera. Jo, ai nuk mund të transmetohet nëpërmjet puthjes, shtrëngimit të duarve, apo nëpërmjet pickimit nga insektet.

Qysh bartet HIV-i?

Nëpërmjet marrëdhënieve seksuale të pa mbrojtura, personat e infektuar me infeksion tjetër seksualisht të transmetueshme (sifilisi, herpesi, klamidia, gonorrhea), personat që injektojnë substanca narkotike, shpimet aksidentale me gjilpërë, marrja e injeksioneve apo transfuzionet e gjakut të pasigurta.

Cilat janë shenjat e HIV-it?

Shenjat ndryshojnë në varësi të fazës së infeksionit. Shumë prej njerëzve që jetojnë me HIV nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre HIV pozitiv deri në fazat e mëvonshme. Javët e para pas infeksionit fillestar, këta persona mund të mos kenë asnjë shenjë ose mund të shfaqin shenja të ngjashme me gripin si: ethe, dhimbje koke, skuqje apo dhimbje të fytit. Me dobësimin progresiv të sistemit imunitar, infeksioni përparon dhe një person mund të zhvillojë edhe shenja të tjera të cilat ndryshojnë në varësi të fazës së infeksionit.

Sa është e rëndësishme të testohemi për HIV?

Testimi për HIV duhet të jetë vullnetar. Mënyra e vetme për të ditur nëse keni HIV është nëpërmjet testimit. Rekomandohet që testimi për HIV të bëhet të paktën një herë në vit.

A mendoni se në Kosovë testimi bëhet mjaftueshëm?

Shumë njerëz testimin e bëjnë vetëm në raste kur kërkohet nga mjeku për ndonjë operim ose intervenim, mirëpo nuk testohen asnjëherë si parandalim për HIV vullnetarisht.

Qysh me parandalu HIV-in?

Mënyrat kryesore për parandalimin e HIV-it, të cilat shpesh përdoren në kombinim me njëra-tjetrën përfshijnë: përdorimin e prezervativit, testimin dhe këshillimin për HIV, reduktimin e dëmit për përdoruesit e drogave intravenoze, eliminimin e transmetimit të HIV nga nëna te fëmija. Është normale të ndihesh i shqetësuar për HIV-in, por testimi për HIV mund të qetësojë mendjen dhe të zvogëlojë ankthin e mosnjohjes.

Askush nuk do t’i dijë rezultatet tuaja nëse nuk vendosni t’i tregoni. Por nëse e dini se jeni pozitiv, mund t’i inkurajoni edhe partnerët tuaj të testohen, gjë që do t’i ndihmojë ata të mbrojnë shëndetin e tyre.

Laboratori ‘AvicenaKS’ për nder të ditës ndërkombëtare kundër HIV, ofron testime falas për HIV më datën 1 Dhjetor, në të gjitha qendrat e Kosovës për të gjithë pacientët!

 

NJË TEST. DY JETË! #PAMARRE