500 biznese kosovare po u mundësojnë klientëve të tyre formën më moderne të pagesave

Qindra biznese janë bërë pjesë e revolucionit financiar, duke zgjedhur IBAS-in për t’ju mundësuar klientëve të tyre mënyra më të lehta të kryerjes së pagesave.

Këto biznese u takojnë fushëveprimtarive të ndryshme si: Hotele, restorante, kafeteri, markete, taxi, autosallonet, mobileri, barnatore, laboratorë e shumë të tjera.

Kryeshefi ekzekutiv të IBAS-it, Korab Smakolli, tha se IBAS-i po e transformon tregun financiar në Kosovë me sjelljen e teknologjisë më të mirë dhe çmimet më të ulta duke ofruar eLlogari, eKuletë, eTransferet, ePOS, EPagesa.

“Gjithashtu, edhe bizneset që nuk kanë qasje në banka në sistemin e pagesave digjitale mund të kenë qasje në teknologjinë e IBAS”, ka thënë ai.

Ekrem Tahiri, CEO në Crust Pizza & Lounge, thotë se përfshirja e IBAS-it në sistemin e pagesave u kursen kohën edhe atyre edhe klientëve.

“Sidomos në këtë kohë pandemie, kur njerëzit po i shmangin pagesat me para të gatshme, pa asnjë dyshim, IBAS është një platformë për të cilën ka nevojë çdo klient, pavarësisht fushëveprimtarisë”.

Reshat Sogojeva nga Restorant Proka, i cili u ofron klientëve mundësinë e pagesës me IBAS, thotë se ndonëse kjo formë është mënyrë e re e pagesave, nuk ka pasur asnjë problem me realizimin e tyre.

Sipas Smakollit, shumë shpejt IBAS-i do të lansojë kredidhënien për pagesa, përmes së cilave bizneset mund të rrisin shitjet dhe klientët e tyre.