5 profesionet që ju garantojnë punësim

A keni mëdyshje se çfarë profesioni të zgjedhni? Këto janë profesionet më të kërkuara të vitit 2020 në Kosovë dhe jashtë saj.

Me globalizimin është krijuar mundësia që edhe tregu i punës të ndryshoj dhe vendet e punës të mos jenë potencial vetëm aty ku jetoni, por të punësoheni edhe në shtetet tjera duke kryer detyrat online.

5 profesionet më të kërkuara në treg janë:

  1. Zhvillues Softueri (Software Development)

Zhvilluesit e softuerit janë përgjegjës për hartimin, zhvillimin, instalimin, testimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve softuerike. Puna kërkon kodim, dizajnim dhe ndërtim të aplikacioneve, uebfaqeve ose aplikacioneve mobile, duke punuar me gjuhë të shumta programimi si C #, C ++, HTML, Java, Microsoft. NET dhe SQL Server. Trajnimet për këtë profesion në Kosovë ofrohen nga shkolla profesionale për Zhvillues Softueri (e licencuar dhe e akredituar), www.pbc.academy. Kushdo që përfundon suksesshëm 2 semestra në këtë shkollë, PBC Group i garanton punësim të menjëhershëm.

  1. UX/UI Designer

Roli i UX/UI dizajnerit është të krijojë ndërfaqe që plotëson nevojat e përdoruesve të aplikacioneve mobile, web faqeve dhe t’u ofrojnë atyre një përvojë intuitive dhe të veçantë. Dizajnimi i një aplikacioni të atillë që të jetë i thjeshtë në përdorim, i bukur në pamje dhe me funksionalitet të lartë për përdorim është synim i çdo UX/UI dizajnerit. Trajnimet për UX/UI mund të i gjeni këtu: https://pbc.academy/Trainings/TrainingUXUI.

  1. Quality Assurance Engineer

Ky profesion merret me teknikat themelore të sigurimit të cilësisë për projekte nga fusha e inxhinierisë softuerike – duke mos u kufizuar vetëm në zhvillimin e softuerit por duke përfshi edhe organizimin, monitorimin dhe sigurimin e cilësisë në përgjithësi në projekte konkrete. Për të u trajnuar në këtë fushë, ju mund të aplikoni për trajnime në PBC Academy: https://pbc.academy/Trainings/TrainingQA

  1. Social Media Manager

Nëse jeni i apasionuar pas mediave sociale dhe kaloni pjesën më të madhe të kohës tuaj në Instagram, Snapchat dhe Facebook, është mirë të shndërroni dashurinë tuaj për mediat sociale, në një karrierë. Lajmi i mirë është se “media sociale” është një nga industritë me rritjen më të shpejtë dhe ka shumë mundësi të karrierës në dispozicion për ata që janë të apasionuar pas punës në këtë fushë. Për trajnime më të përshtatshme në këtë fushë, ju ftojmë të aplikoni në: https://pbc.academy/Trainings/TrainingSMM.

  1. IOT (Internet of Things)

Krijimi i softuerë aplikacioneve që komunikojnë me makineritë e ndryshme duke kryer funksione të komplikuara, është një nga qëllimet e këtyre profesionistëve. Tanimë, makineritë mbledhin informata përmes senzorëve dhe tregojnë saktësisht se ku qëndron prishja e aparaturës apo kryejnë ndonjë funksion tjetër të ndërlikuar. Një gjë e tillë mund të bëhet vetëm përmes ekspertëve të IOT (Internet of Things), që përveç se janë të paktë në numër dhe shumë të kërkuar në treg, janë edhe ndër profesionistët më të paguar në botë. Në Kosovë, trajnimet për IOT mund të i ndiqni në: https://pbc.academy/Trainings/TrainingIoT