Ndërtesa e Komunës së Gjakovës | Foto: KALLXO.com

Arsyetimi i Komunës së Gjakovës për porosinë e produkteve serbe

Komuna e Gjakovës ka mohuar se kanë bërë porosi specifike për produkte serbe në Agjencinë Qendrore të Prokurimit.

Në një përgjigje për KALLXO.com, zyrtarë të kësaj komune thonë se Agjencia Qendrore e Prokurimit Publik e ka vendosur mallin e përcaktuar ndërsa autoriteti e ka vendosur vetëm sasinë që iu është nevojitur.

Blerta Qela, nga zyra për informim në Kabinetin e Kryetarit në një reagim ka thënë se kopshti i fëmijëve “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë e ka vendosur numrin ose sasinë e mallit të paracaktuar nga AQP.

KALLXO.com ka shkruar lidhur me tenderin a AQP-së dhe sasinë e mallrave që Autoritetet Kontraktuese e kanë bërë në shabllonin e dërguar nga AQP për furnizim.

Reagimi i plotë i Komunës së Gjakovës

Komuna e Gjakovës nuk prokuron ushqim për kopshte.  Lajmi se kinse Komuna e Gjakovës ka porositur enkas mallra ushqimor me prejardhje nga Serbia është i njëjti i para sa kohe për mallrat e prokuruar nga AQP-ja për te cilin rast Qeveria e Kosovës ka marrë masa.

Kopshti i fëmijëve e ka plotësuar formularin e sjellë nga AQP me datën 01 11 2018

Me fjalë tjera kopshti i fëmijëve “Ganimete Tërbeshi” në Gjakovë e ka vendosur numrin ose sasinë e mallit të paracaktuar nga AQP.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% për produktet serbe dhe të Bosnje Hercegovinës ka ndikuar pozitivisht edhe ne institucionet lokale dhe listat të cilat përdoren që nga vit 2015 po përditësohen.

Listat e bashkangjitura mund  të shihen edhe në platformën elektronike në  KRRPP.”

Agjencia Qendrore e Prokurimit kishte shpallur një tender 23.5 milionë eurosh për t’i furnizuar disa institucione të Kosovës me artikuj ushqimor.

E ndër komunat të cilat kanë kërkuar furnizim me artikuj të ndryshëm ushqimor është Komuna e Gjakovës e cila në kërkesat e saj ka të përfshira produkte me origjinë serb për të cilat qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Haradinaj, në nëntor të vitit të kaluar kishte vendosur taksë 100 për qind.

KALLXO.com ka siguruar qasjen në kërkesat që Autoritetet Kontraktuese kishin bërë në AQP për furnizim.

Komuna e Gjakovës se cila udhëhiqet nga Ardian Gjini, sipas dokumentit, ka kërkuar 440 copë “Plazma” apo ekuivalente, nga 150 gramë, 1200 kg “Eurocrem” ose ekuivalente.

https://kallxo.com/komuna-qe-udhehiqet-nga-aak-ja-porositi-produkte-serbe/?fbclid=IwAR1qHe4GuDF1TLppRMGsldM7jEvuI7Dbfi0sfl0oNXb_NSFAUTHIbBqHLEk