Malisheva

Arsimtari rrah nxënësin, reagon komuna e Malishevës

Komuna e Malishevës ka reaguar ndaj incidentit që u raportua nëpër media, ku në një video shihet arsimtari duke e goditur nxënësin. Incidenti raportohet të ketë ndodhur në shkollën fillore “Afrim Krasniqi” në fshatin Bardh.

Sipas reagimit, kryetari i Malishevës ka kërkuar nga drejtori i shkollës që të merren masat për ndriçimin e rastit.

“Sot në SHFMU “Afrim Krasniqi” në Bardh, ka ndodhur një incident në mes një arsimtari dhe një nxënësi, ku arsimtari e ka goditur nxënësin, së paku dy herë. Edhe në rrejtet sociale, është publikuar një video ku shihet veprimi i arsimtarit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka reaguar menjëherë rreth kësaj ngjarje dhe ka kërkuar nga drejtori i SHFMU “Afrim Krasniqi” në Bardh, që të merr të gjitha masat për ndriçimin e rastit dhe veprimet tjera sipas detyrës”, thuhet në reagimin e komunës në “Facebook”.