Arsimi i Lartë dhe Politika: Ping- Pongu në fajin për mungesën e cilësisë

Cilësia në arsimin e lartë ishte tema e diskutimit midis menaxherëve të kësaj fushe në sektorin publik dhe deputetëtëve.

Rektorët e universiteteve publike akuzuan politikën për ndërhyrje në arsimin e lartë, ndërsa politikanët kërkuan nga ta më shumë punë në cilësi.

Në takimin e Komisionit Parlamentar për Arsim me rektorët e universiteteve publike, prezentë megjithëse të ftuar të gjithë ishin prezentë rektorët e universiteteve të Prishtinës, Prizrenit dhe Gjilanit dhe të Pejës.

Të katër rektorët folën për të arrituat në universitetet përkatëse nga menaxhimi i tyre dhe me sfidat me të cilat përballen.

Kryesuesi i konferencës së rektorëve, rektori i universiteti të Prizrenit, Ramë Vata mori fjalën i pari duke paraqitur te deputetët kërkesat kryesore të të gjithë universiteteve si probleme të identifikuara nga kjo konferencë.

Si problem kryesor nga ai u përmend autonomia financiare e universiteteve që sipas tij veçanërisht në universitetet e themeluara rishtazi po shkakton probleme.

“Pengesa praktike është se ne nuk mundemi të gjenerojmë mjete sepse të gjitha derdhen në buxhetin e Kosovës. Ku është motivimi i profesorit me bo ekspertizë që nuk ka mjete. Po ti kishim 400 mijë euro që i kemi gjeneruar do ti jepnim bursat. Ju garantoj se secili universitet përveq UP kemi mungesë të buxhetit”, tha Vataj.

Pika e dytë në këto shqetësime sipas rektorëve është funksionimi i disa prej universiteteve me statute të përkohshme.

Sipas rektorit të universitetit të Gjlanit, ‘Kadri Zeka’, Bajram Kosumi, mungesa e statutit të konsoliduar sjellë domosdoshmërisht shkelje.

“Statuti i përkohshëm, gjithqka që bëjmë është në shpërputhje me statut. MASHT ka dështuar që 3 vjet me i sjellë në Kuvend statutet e universiteteve. Ne kemi një objekt të trashëguar por asnjë rrethanë nuk i plotëson kushtet as 20 përqind për studime universitare”, tha Kosumi.

Tjetra çështje e ngritur ishte Projektligji për Nivelizimin e Pagave që sipas rektorëve nuk është vlerësim i duhur për profesorët.

“Ligji për paga: Profesori është i hendikepuar për paga.  Kryeministri ka thanë që nuk ka me ju ulë paga asnjë cent e profesorit ju ka ulë për 200. Nuk mundet një profesor të barazohet me pagën e një këshilltari të ministrit. Ne nuk pajtohemi me këtë nivel të pagave”, tha Vataj.

Në këtë takim, rektori i Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Marjan Dema tha se në dy vitet sa ka qenë në krye të këtij unviersiteti janë arritur progrese në shumë fusha.

“Kemi trashëguar një vëllim të madh të punëve. Kemo krijuar standarde norma ,kritere në çdo fushë. Prej 1 tetorit do rë vendosim kartelën e vlerësimit. Secili profesor do të ketë vlerësimin e vet”, tha Dema.

Sipas rektorëve, ndërhyrjet politike në universitete po shkaktojnë dëme të mëdha.

Rektori i Universitetit të Pejës, ‘Haxhi Zeka’ Fadil Millaku tha se ka raste që në konkurse të përzgjedhjes apo avancimit të stafit akademik përzihet inspektoriati i arsimit.

“Inspektorati i arsimit përzihen në përzgjedhjen e profesorëve që nuk kanë kompetenca”, tha Millaku.

Në përgjigjet ndaj pyetjeve të deputetëve, rektorët po ashtu shqyrtuan idenë e reduktimit të universiteteve publike që sipas tyre do të shkaktonte më shumë ngarkesë për universitetet që do të mbeteshin.