Zgjerohet përmbajtja e mësimit nga distaca

Pas ndërprerjes së procesit mësimor si pasojë e coronavirusit, MAShTI ka filluar realizimin e programit për mësimin në distancë.

Transmetimi i mësimit ka filluar që nga data 23 mars 2020 në Radio Televizionin e Kosovës dhe në ueb faqen e MAShTI-t eMesimi për lëndët mësimore (gjuhë dhe matematikë).

MAShTI njofton se prej sot përmbajtja e mësimit në distancë do të zgjerohet duke mbuluar shumicën e lëndëve mësimore për klasat 1-9.

Transmetimi televiziv do të mbulohet nga Radio Televizioni i Kosovës, sipas orarit të bashkëngjitur, ndërsa të njëjtat materiale janë në dispozicion edhe në ueb faqen eMesimi.

Po ashtu, prej sot përmbajtja e mësimit në distancë për gjuhën turke dhe boshnjake do të zgjerohet me më shumë lëndë mësimore.

Sipas ministrisë, çdo ditë pune – nga e hëna deri të premten – prej orës 12:30, në RTK 2, do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1-5.

“Për klasat 6-9, nga e hëna deri të premten, në RTK 2, do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë. Ndërsa nga e hëna deri të mërkurën transmetohen video-ligjëratat për lëndët mësimore Fizikë dhe Kimi për klasat 6-9. Ndërsa prej orës 15:30 në RTK 2 mbahen video-ligjëratat për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 – 5. Ndërkaq për klasat 6-9 transmetimi i video-ligjëratave në gjuhën boshnjake fillon sapo të ketë përfunduar përgatitja e materialeve mësimore“, thuhet në njoftim.

Mësimi online ka filluar që nga data 23 mars 2020.