(VIDEO)Ish-ministri i PDK-së flet për klanet politike në UP

Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka folur për gjendjen e Universitetit të Prishtinës.

Ai në debatin “ZgjidhjepërZgjedhje” ka thënë se UP-ja gjatë mandatit të tij ka vuajtur nga klanet politike.

“Unë gjendjen në universitetin e Prishtinës e di dhe ajo çka ka vuajtur UP është prej grupeve të interesit dhe klaneve që monitorohen nga njerëzit e partive politike.  Sepse unë kam qenë nënkryetar i PDK-së dhe njerëzit kanë menduar që PDK e ka rrëzuar Ramadan Zejnuillahu, por unë brenda 24 orëve e kam shkarkuar anëtaren e bordit që e ka bërë atë veprim dhe e kam kthyer”, tha Bajrami.

Tutje Bajrami ka shtuar se i ka rezistuar kritikave të partisë së tij për gjendjen e UP-së.

“I kam rezistuar disa kritika prej partisë sime dhe kam krijuar imunitet me u mbrojtë nga partia. Unë jam politik por nuk pranoj degradimin e standardeve që kam nga edukimi im personal. Dhe nuk lejoj për asnjë çmim asnjë kryetar partie, asnjë kryeministër që të ma ul integritetin që e kam”, tha ai.