Valbonë Tahiraj, zgjedhet mësimdhënësja e vitit nga MAShTI

Valbona Tahiraj, mësimdhënëses nga Drenasi ka fituar çmimin si mësimdhënësja e vitit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Çmimi, i cili është ndarë për nder të ditës së Mësuesit, zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj tha se është ndarë për mësuesin më të mirë për zhvillimin e vazhdueshëm dhe këmbënguljen në cilësi të arsimit.

“Këtë vit do të nderojmë profilin e mësimdhënësit për zhvillimin e vazhdueshëm dhe këmbënguljen në cilësi. Këta mësimdhënës janë partner të Ministrisë dhe ata mësimdhënës që me këmbëngulësi luftojnë për cilësi do ta kenë përkrahjen tonë të pa rezervë dhe MAShTI do të jetë shtëpia e tyre”, tha Rexhaj.

Kurse, fituesja e çmimit, Valbona Tahiraj falënderoj MAShTI-in për ndarjen e çmimit dhe vlerësimin e punës së saj.

“Ndihem e nderuar që gjendem në mesin e tuaj me këtë rast ua uroj 7 Marsin. Kujtojmë te gjithë mësuesit, intelektualet të cilët ringjallen arsimin shqip dhe frymëzuan të rinjtë”, tha ajo.

Në këtë ceremoni u ndanë mirënjohje edhe për 26 mësimdhënësit më të mirë nga komunat e ndryshme të vendit.