Hapësirat e Universitetit të Prishtinës | Foto: KALLXO.com

UP përjashton mediat gjatë intervistimit të kandidatëve për rektor

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka vendosur që intervistimi dhe përzgjedhja e  kandidatit për rektor të UP-së të mos bëhet në prani të mediave.

Sipas vendimit që mban datën 10 gusht, mediave të shkruara dhe vizuale do tu lejohet vetëm marrja e pamjeve vizuale para fillimit të intervistimit të kandidatëve për rektor dhe më pas duhet ta lirojnë sallën.

KD ka vendosur që të lejojë monitorimin e procesit të intervistimit nga dy përfaqësues nga shoqëria civile, përkatësisht Koalicioni për Intergritet dhe Transparencë në Univeritet -KITU dhe CiviKos.

“Këshilli Drejtues i UP-së , me qëllim të transaprencës së plotë rreth procesit të intervsitimit dhe të zgjedhjes së rektorit të UP-së vendosi që procesi intervistues i kandidatëve dhe zgjedhja e kandidatit meritor për poztitën e rektorit të të monitorohet nga mediat e shkruara(elektronike) dhe vizuale, partnerët zhvillimor të UP-së, dhe përfaqësues të nga shoqëria civile: Koalicioni për Intergritet dhe Transparencë në Univeritet -KITU dhe CiviKos”, thuhet në vendim.

Momentalisht, ende nuk është bërë e ditur data e intervistimit të kandidatëve për rektor, pasi Këshilli Drejtues po pret vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsion në lidhje me pretendimet për konflikt të interesit në lidhje me kandidatin Zenun Halili.