Hapësirat e Universitetit të Prishtinës | Foto: KALLXO.com

UP-ja reagon për asistentin e vetëshpallur

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” thotë se një person rrejshëm është duke e shpallur vetën ‘asistent” të këtij universiteti.

“Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” reagon ndaj qarkullimit në rrjete sociale të një postimi, nga një llogari e njohur për ne, ku personi në fjalë pretendon se është i angazhuar si asistent në UP. Pas përmasave që mori ky lajm i rremë, Zyra për Çështje Akademike në UP konfirmon se personi në fjalë nuk është i angazhuar në asnjë pozicion ligjërimi në Universitetin e Prishtinës”, thuhet në reagimin e UP-së.

Universiteti ka njoftuar se aktualisht është në pushim kolektiv, prandaj gjatë kësaj periudhe nuk është marrë asnjë vendim lidhur me angazhim të stafit akademik në kuadër të UP-së.

“Rikujtojmë që kjo nuk është hera e parë që publikohen shkrime të pakonfirmuara që lidhen me Universitetin e Prishtinës, të cilat synojnë dëmtimin e imazhit të UP-së. UP-ja deri më tani, në asnjë nga adresat e veta zyrtare, nuk ka pranuar ndonjë kërkesë për konfirmim të angazhimit të personit në fjalë”, thuhet në njoftimin e UP-së.